Afganistan, presidenti arratiset me 169 milionë dollarë
Ambasadori afgan në Taxhikistan ka akuzuar presidentin Ashraf Ghani se u largua nga vendi me disa çanta në të cilat kishte 169 milionë dollarë amerikanë. Në një konferencë shtypi në Dushanbe, ambasadori Mohammad Zahir Aghbar e akuzoi Ghani për përvetësim e 169 milionë dollarëve dhe e pranoi Amrullah Saleh, nënkryetar i Ghanit, si kreun legjitim të shtetit afgan. Ministri afgan i Mbrojtjes Bismillah Khan Mohammadi i kërkoi Interpolit të arrestonte Presidentin Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi, për “shitje të atdheut”. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe bënë sot të ditur se e kanë strehuar Ghanin dhe familjen e tij për arsye humanitare.
Please follow and like us: