Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkim Saliasi: LAMTUMIRË, KAPEDANI YNË!

 

 

 

(Njazi Luan Saliasi; lindur më 4 qershor 1981… vdekur më12 gusht 2021)

Data 12 qershor 2021, për familjen e Luan Saliasit do mbahet mend si një nga ditët më të errëta të jetës së tyre.

Më 12 qershor 2021 u nda nga jeta djali i madh, gëzimi i parë i familjes së  Luan Saliasit, Njazi Saliasi, babai i dy fëmijve, Ergit dhe Kejsit.

Pas një lufte të “ashpër” me sëmundjen prej nëntë muajsh në spitalet e Italisë, më në fund Njaziu kthehet pranë familjes dhe mbylli jetën. Një humbje e madhe për Luanin dhe Sërman. Në moshën 41 vjeç Xiku largohet nga kjo botë për në botën e amshuar duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, vëllezërit dhe bashkëshorten Eldën dhe dy fëmijët, Ergin dhe Kejsin.

Njaziu lindi më 4 qershor 1981 në Dobrushë të rrethit Skrapar dhe ndërroi jetë më 12 gusht të vitit 2021, në Durrës. Lajmi i zi u mësua që në orët e para të mëngjesit, ku Luani në faqen e tij të facebookut lajmëronte miqtë, shokët dhe dashamirësit me këto rreshta;

-“Me hidhërim, me dhimbje të pashtershme dhe me lot në sy  njoftojmë ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të djalit tonë Njazi Saliasi”.

Nuk besoj se nga ju që jeni present sot në këtë cermoni përcjelljeje dhe nga ata që kanë mësuar lajmin e zi mos t’a kenë lexuar me lot në sy këtë përshkrim me fjalë zemre të një babai që me të ndjerin  ishin jo vetëm babë e bir, por edhe shokë e vëllezër që këshilloheshin vazhdimisht midis tyre për çdo lloji  problemi.

– “I dashur biri im… plaga e dhimbja që na shkaktove do jetë e pashtershme, deri sa të vijmë pranë”…

Janë fjalë zemre të një babi të plagosur, që  rriti me mundime dhe i edukoi me ndjenjën e punës. Vështirë e kemi të gjejmë fjalë për t’a ngushëlluar familjen e Luanit për këtë humbje të madhe, të njeriut të shtrenjt të tyre, por ajo që dua të shpreh para jush  dhe dashamirësve pjesëmarrës në këtë cermoni mortore është:

Të gjejmë forcë dhe t’i japim kurajo prindërve, vëllezërve dhe bashkëshortes së tij. Kurajo me fjalë zemre… jeta vazhdon dhe Njaziu do kujtohet gjithmonë. Shpirti I tij është pranë jush. Shpresa, vetëm shpresa na mban gjallë… Luani dhe Sërmaja humbën dritën e syve, gëzimin e parë të jetës bashkëshortore. Vëllezrit humbën vëllan dhe shokun e tyre që e donin dhe respektonin shumë njëri-tjetrin. Kudo ishin bashkë të pandar në të gjitha hapat e jetës së tyre.

E shoqja dhe dy fëmijët humbën njeriun e shtrenjt të zemrës, bashkëshortin dhe babain shëmbullor.

Lamtumirë kapedani ynë! Lamtumirë miku dhe shoku i mirë i të gjithëve, miqësisë dhe shoqërisë. Lamtumirë bashkshorti shëmbullor i Eldës, e cila si një trimëresëh do të gjej kurajo e ta kthej dhimbjen në forcë, duke patur mbështetjen e pakufishme të prindërve të Njaziut, Luanit dhe Sermasë, të kunetërve dhe gjithë rrjetit shoqëror që e rrethojnë. Lamtumirë babai i mirë i Ergit dhe Kejsit që për asnjë moment nuk rreshtën së puthuri dhe përkdhelur deri në momentet e fundit të jetës. Lamtumirë vëllai i Ervisit dhe bashkëshortes së tij, që për nëntë muaj rresht i shërbyen me devotshmëri në spitalet e Italisë ditën dhe natën, në shi e në të nxehtë, duke u gëdhir disa net rresht në spital bashk me të. Lamtumirë vëllai i Valit dhe Gimit që për asnjë moment nuk e ndat nga ana financiare duke e llogaritur në punë çdo ditë, pavarësishtë se Ti vuaje pasojat e sëmundjes në Itali.  Bravo…!

Duke lexuar këto fjalë që burojnë nga zemra të gjithë ne pjesëmarrësit në këtë cermoni mortore i themi Luanit dhe Sermasë të bëheni të fortë, të gjeni forca dhe ktheni dhimbjen në forcë, sepse ju dhe djemtë tuaj ia bëtë të gjitha shërbimet njeriut të shtrenjtë të familjes tuaj, qoftë nga ana mjeksore apo dhe mirësit që na vijnë nga Zoti në çdo ditë të jetës së Njaziut gjatë kohës që ai luftoi si një dragua me sëmundjen e pashërueshme… por nuk nuk ia doli të mbijetonte…

Hedhim sytë dhe shikojmë një numër të pafund dashamirësish, miqsh, shokësh dhe të afërm që gjenden sot në këtë cermoni mortore madhështore përcjellëse për t’iu gjendur pranë familjes së Luanit. Kjo na e lehtëson dhimbjen, sepse tregon që Njaziu ka lënë pas një emër të mirë që nderohet dhe respektohet nga të gjithë personat që e kanë njohur. Nuk janë të paktë ata që në faqet e facebookut shprehin ngushëllimet e tyre me fjalë zemre për këtë humbje të shokut dhe mikut të tyre. Në emërin tuaj të nderuar pjesmarrës i shpreh publikisht ngushëllimet tuaja dhe të miat familjes së Luanit dhe Sermasë. Bëhuni të fortë! Gjeni forca dhe kthejeni dhimbjen në force, se jeta vazhdon me të mirat dhe të këqiat e saj. Lamtumirë Njazi në botën e Parajsës. Shpirti yt u preft në paqe.

Pas shtatë ditësh në faqen e facebookut Luani shkruan:

7 ditë sot, që ke ndërruar jetë shumë para kohe biri ynë!

7 ditë nga mëngjesi deri në darkë nuk kanë pushuat vizitat pranë familjes tonë për të na ngushëlluar dhe për të na dhënë kurajo. Nuk kanë pushuar telefonatat për të na përcjellë fjalë zemre ngushëlluese dhe kurajuse. Nuk kanë të sosur komentet dhe mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale nga shumë miq, shok dobrushallinjë dhe skraparas banor të zonës, biznesmen dhe ndërtues, inxhinier dhe arkitekt, pronar lokalesh dhe pronar shtëpishë që nga Durrsi dhe Tirana, nga Korca dhe Saranda, nga Shkodra dhe Tropja, sepse Ti, së bashku me vllezërit tënd u bëtë mjeshtëra duarartë shëmbullor, me mendje të ndritur dhe duar të arta, latë shijen e mirë, latë virtutet e mira që u karakterizonin kudo që punuat.

 Punove dhe luftove. Grumbullove dhe rezervove, por nuk i gëzov, nuk gëzove prindërit tend, nuk gëzove vllezërit dhe kunatat, nipat dh mbesat. Nuk gëzove dhe shijove bashkëshorten tënde të mrekullueshme, nuk gëzove dhe shijove djalin shëmbullor dhe vajzën bukuroshe.

Ti biri ynë ike, por zemra jote është në  shpirtin tonë. Shpirti ytë është në zemrën tonë. Ti je midis nesh, në çdo hap të jetës tonë. Ti je i treti në familjen tonë te madhe që humbe jetën para kohe. Ne jemi 16. Ti je pa zëvendësueshëm për ne. Ti je ëngjëlli ynë mbrojtës. Ne kemi 4 djem. Ti je zëvendësi im i parë. LAMTUMIRE BIRI IM…

 

 

 

Please follow and like us: