Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Paja: BAMIRËSIT SHQIPTARË TË NEW YORKUT

Komuniteti shqiptar në New York ka shumëçka për tu krenuar por një ndër cilësitë më të veçanta të shpirt shqiptar, vlerave të kombit tonë dhe bujarisë shqiptare ka qenë shërbimi dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë përgjatë pandemisë Covid-19. Rreth 100 shqiptarë, dhurues e vullnetarë shërbejnë çdo ditë në projektin e bamirësisë të udhëhequr nga Aleksandër Nilaj dhe Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA).

Është një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje kur shqiptarët ndihmojnë popujt e tjerë. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria dhe shqiptarët kaluan disa herë moment të vështira humanitare dhe iu drejtuan shteteve e popujve të botës për ndihmë ndërsa sot shqiptarët ndihmojnë popujt e botës në shenjë mirënjohjeje e respekti për ndihmën e dikurshme. Ky është nderimi më i lartë dhe mirënjohja më e përshpirtshme ndaj popujve e shteteve që dikur kanë ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky shërbim bamirësie në këto momente të vështira globalisht merr një vlerë të dyfishtë. Ushqime, pako, veshmbathje, materiale shkollore, ndërtime dhe rindërtime të shtëpive, pagesa qerash, grumbullime fondesh për fatkeqësi njerëzore e natyrore, mjete lëvizëse për individë me aftësi ndryshe, shpërndaje ushqimesh në shtëpi e shumë shërbime të tjera, shqiptarët bamirës dhurojnë e ofrojnë shërbim falas përditë për këdo që ka nevojë në lagjet kryesore të Nju Jorkut.

NJË KRENARI SHQIPTARE QË TË MBUSH ZEMRËN ME GËZIM E MADHËSHTI

Shqiptarë të thjeshtë, biznesmenë, intelektualë, punonjës administrate, zyrtarë, gazetarë, ekonomistë, politikanë, profesionistë të të gjitha fushave jo vetëm që shërbejnë me devotshmëri e pasion por nuk kanë kursyer asgjë nga pasuria e familjes së tyre për tu shpërndarë patriotëve dhe veçanarisht popujve e kombësive të tjera që jetojnë në Nju Jork e më gjërë. Një krenari shqiptare që të mbush zemrën plot me gëzim e madhështi. Parimi i skuadrës së vullnetarëve bamirës të udhëhequr vëllazërisht nga Aleksandër Nilaj është: “Aty, ku njerëzit kanë nevojë, askujt të mos i mungojë diçka dhe askush të mos ndjehet i vetëm”. Shqiptarë të të gjitha moshave e profesioneve në lagjet kryesore të Nju Jorkut veçanarisht në Bronx, shërbejnë me devotshmëri, gatishmëri dhe përshpirtshmëri të pa shembullt. Ekipi shqiptar i vullnetarëve bamirës që shërbejnë në Bronx kanë dërguar ndihma të kosniderueshme për njerëzit në nevojë jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e viset shqiptare por edhe në Afrikë, Meksikë, Republikën Domenikane etj. Në një rrëfim për gazetën Dielli, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dhënë Editorit Sokol Paja, Aleksandër Nilaj kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” tregon se gjatë vitit 2020, kohës kur bota u paralizua nga pandemia globale, Nilaj dhe ekipi i tij i vullnetarëve dhurues e shpërndarës kanë shpërndare 500.000 kuti me ushqime të gatshme ( çdo kuti mban ushqime për 1 familje 8 anëtarëshe ) si dhe 227.000 arka ushqimore të ndryshme për njerëzit në nevojë.

BAMIRËSI NGA USA NË KOSOVË, SHQIPËRI, AZI DHE AMERIKËN LATINE

Më herët kjo shoqatë në vitin 2012 ka filluar si organizimet me shpërndarje ndihmash në ushqime, veshmbathje, materiale shkollore si mateiale handycups në Bronx. Në vitin 2014 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka dërguar ndihma e veshmbathje në Bosnje në rastin e përmbytjeve, 2.600 pako ndihma të përfituarra nga të gjithë të përmbyturit. Në vitin 2015 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka dërguar ndihma në Shqipëri me rastin e përmbytjeve si veshmbathje dhe materiale të vogla shtëpiake me rreth 3,000 thasë dhe pako me materiale. Aktivitetet e bamirësisë së shoqatës së drejtuar nga z.Aleksandër Nilaj përgjatë viteve 2012 – 2019 kanë qenë të përjavshme, ndërsa gjatë dy viteve të fundit të pandemisë në vitet 2020-2021, aktivitetet e bamirësisë kanë qenë të përditshme. Përpara se të vijmë në ditët e sotme, në vitin 2015 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka dërguar në Nepal ndihma me ujë të pijshëm në rastin e tërmetit, duke dërguar kontinerë me arka uji.

KOSOVA FOKUSI I BAMIRËSISË

Në vitin 2016 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka kontribuar në Kosovë për ndërtimin e shtëpisë së re të veteranit të luftës së UCK-së Komandant Veli Morina dhe ka siguruar ndihma për pagesën e qerasë së Violeta Hysenaj. Në vitin 2017 shoqata e bamirësisë e drejtuar nga z.Aleksandër Nilaj ka dërguar ndihma ushqimore për banorët në Kelmend me rastin e Krishtlindjve, ka shtruar dhe organizuar  darkë humunitare për ngritje fondesh për ndërtimin e Kishës në Predelec-Kelmend ku i pranishëm ka qenë edhe Famullitari i Kelmendit Frat Gjon Kalaj. Përgjatë vitit 2018 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka punuar për mbledhje fondesh për rindërtimin e shtëpisë së familjes së Nik Fran Nilaj të cilit iu dogj nga zjarri në Shqipëri. Po këtë vit ka dërguar ndihma për familjet në fshatin Gril në Shqipëri, ka dërguar ndihma për rrethin e Shkodres në rastin e përmbytjeve me 750 pako veshmbathje dhe ka dërguar ndihma ushqimore për disa familje në Kelmend të Malësisë së Madhe.

VENDLINDJA PËRHERË NË ZEMËR

Në vitin 2019 Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka dhënë një ndihmë simbolike për Faik Sefa i cili për vite me radhë kujdeset për mirëmbajtjen e shtatores së Shën Nënë Terezës në Kosovë. Kjo shoqatë bamirësie ka dhënë  ndihma për ndërtimin e 2 shtëpive në Kelmend, Kristjan Volaj dhe Llesh Biku, ka shpërndarë  ndihma për disa familje të prekura nga termeti në Shqipëri në Thumanë, ka ndihmuar Pjeter Vaten me riparimin e shtëpisë në Kelmend- Shqipëri, ka dërguar ndihma ushqimore për disa familjeve në Kelmend në prag te Krishlindjeve, ka dhënë ndihma ushqimore dhe karroca për personat me aftësi të veçanta, dërguar kishës në Grudë të Re, ka bërë grumbullim fondesh për familjen e Nikolin Cekës në Kelmend etj. Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” gjatë viteve 2017-2018, 2018-2019, 2019-2020 dhe 2020-2021 ka dërguar ndihma ushqimore dhe veshmbathje në Republikën Domenikane dhe në Meksikë dhe Xhamaika si dhe këto ditët e fundit ka dërguar disa mjete lëvizëse për persona me aftësi të veçanta në Shqipëri.

VULLNETARËT E ANGAZHUAR DHE PIKAT E SHPËRNDARJES SË NDIHMAVE

Pikat dhe kategoritë ku bamirësit vullnetarë shqiptarë të udhëhequr nga Aleksandër Nilaj shërbejnë dhe shpërndajnë janë: Manhattan, Bronx, Pick-Scale, New Rochelle, white Plains, Mount Vernon, Queens, Brooklyn, Connecticut, Yonkers, East Chester, Westchester County, Montefiore Hospital, Jacoby Hospital, First Response, Churches, Different organizations, Shelters, Fire Department, Homeless etj. Disa kontribues dhe përkrahës të Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” janë: Tush e Tina Musaj të cilët paguajnë gjysmën e qerasë dhe kanë dhuruar furgonin e shumë të tjera, Melissa Subin, Hary Bajraktari, Pajtim Vuktilaj, Sony Vataj, Exit Realty, i Ndjeri Ghek Rusha, Violeta Prengaj, Viktor Popaj ish Kryetar Komunës Kastrat dhe Hot, Ardian Golemi Alb USA Inc, Zef dhe Maria Dushi, Imam. Tahir Kukaj, Imam. Edin Gjoni, Don, Nikolin Yzeiraj, Mimoza Dajçi Hope and Peace, Burim Filda, Alba shipin, Vini Gjonaj, Bajram Dreshaj, Drenusha Dreshaj, Esad Gjonbalaj, Zef Balaj, Dritan Haxhia, Arben Dedaj, Agim Riza Loci shtëpia e drejtësisë dhe Pajtimit-Kombëtar, Lisa bujaj, Hakim Kastrati, Rexhep Myftari Darda media, Dila Koçaj, Zef Lleshi, Aferdita Bakadhi, Fran Marku, Anjeza Kondura, Shpresa Maloku, Paulin Preldakaj, Besnik Dacaj, Gjon Vuktilaj, Ahmat Vela, Kanto Sokaj. Mirënjohje e veçantë shkon për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA për mbështetjen e çmuar që jep për çdo organizatë, shoqatë e çdo patriot në diasporë. Kordinatori i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” për Trevat Shqiptare z. Luigj Gegaj.

MIRËNJOHËS PËR MBËSHTETJEN E MEDIAVE

Mediat që kanë pasqyruar aktivitete të shoqatës tregon z.Nilaj kanë qenë mediat më prestigjioze të New Yorkut, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e deri në trevat shqipfolëse. Z.Nilaj përmend disa prej tyre si: Gazeta ‟Dielli” e Vatrës, New York Post, New York time, Bronx time report, Bronx net, Norwood news, Bronx chronicle, Bronx net 12, New York news outlet etj. Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA)” ka pasur përkrahje nga organizata dhe politikanë prestigjiozë që e kanë lavdëruar punën humanitare si: Congresman Richie Torres, Councilman Mark Gjonaj, Assemblywoman Nathalie Fernandez, Bronx borough president Ruben Diaz, Joseph McManus, Liberty democratic Association, Hope and peace, Pelham Parkway neighborhood association, Icna relieve, Bake back America, Subin Association, Grow NYC, City harvest, Bronx rotary club, Bronx JCC, Empire Blue Cross blue shield, Health first, Emblem health Blerta Gjakova, NYPD 49 present, Bronx Park east association, Kenny Augusto Deputy Chief of Staff to Senator Jamaal T. Bailey.

VULLNETARËT SHQIPTARË QË VEPROJNË NË TË GJITHA LAGJET E NJU JORKUT

Vullnetarët shqiptarë që veprojnë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut janë rreth 100 persona që organizohen në grupe të ndryshme të cilët në shumë raste asistohen dhe vullnetarë të kombësive të tjera në Nju Jork. Z. Aleksander Nilaj dhe Kastriot Murataj, organizatorët kryesorë të shpërndarjeve të paketave e ushqimeve për njerëzit në nevojë. Oscar Ray Ruiz është supervisor dhe asistohet nga Meer M. Deen, Shazia Deen, Miguel Kuilan të cilët kanë në skuadrën e tyre rreth 20 vullnetarë shqiptarë në Bronx për shpërndarje ushqimesh. Z. Kastriot Murataj organizator për 12 vullnetare për delivery në zonat Pick Scale, New Rachele. East Chester. Westchester County. Në zonën e Upper Manhattan janë vullnetarët Hair Lame, Andrea Sigal, Dila Koçaj, Gramoz Dalipi, Joë e Adelina White, etj. 10 vullnetarë shqiptarë në Holland Avenue kryesohen nga Hysni Lika. Ardjan Mezini shpërndan së bashku me 15 vullnetarë në Pelham Parkway South. Dritan Haxhia së bashku me 4 vullnetarë shpërndan në Arthur Avenue. Miriam Quin me 8 vullnetarë në Norwood. Vjoleta Yzeiraj së bashku me 4 vullnetarë shqiptarë bëjnë delivery në shtëpitë e të pamundurve. Ndërsa 30 familje me nevoja të veçanta çdo javë asistohen nga Dea Çano, Arlind Alidema dhe Anjeza Kondura. Personat e mësipërm bëjnë organizim për regjistrimet e 6,500 familjeve në nevojë të pajisur me karta të organizatës për shpërndarjen e ushqimeve, 3 herë në javë në zonat Pelham Parkway North dhe South në Bronx. Z.Viktor Popaj së bashku me 6 vullnetarë shqiptarë kryesisht organizojnë shpërndarjen në zonën St Lucy’s Church dhe Morris Park. Z.Mark Pjetrushi kryen shpërndarjen në zonën e Gunhill Road ndërsa Jon Batista me 10 vullnetarë shqiptarë shpërndajnë në zonën Throggs Neck. Paulin Preldakaj së bashku me Eric Schwartz dhe 7 vullnetarë kryesisht shqiptarë shpërndajnë në zonën e Grand Concourse, kurse Pal Radi e Momodou Keita, Agni Gomez e 12 vullnetarë të tjerë shqiptarë shpërndajnë pako dhe ushqime në zonën e South Bronx. Angazhimi i shqiptarëve të Nju Jorkut në këtë projekt shërbimi, vullnetarizmi e bamirësie është një nismë që bën krenar çdo shqiptar në diasporë e jo vetëm dhe tregon më së miri vlerat tona si komb, identitetin tonë dhe mbi të gjitha shpirtin bujar shqiptar./gazeta dielli

Please follow and like us: