Ylli më i njohur i muzikës moderne në Afganistan ikën në SHBA
Ylli më i njohur i muzikës moderne në Afganistan ka arritur të marrë sot një fluturim evakuimi nga Kabuli drejt Evropes, teksa thotë se është “e tmerruar nga ajo që taibanët mund t’i bëjnë grave në Afganistan”.
Nga ana tjetër Talibanët thanë sot se ‘më të diturit e regjimit’ do të vendosin nëse gratë mund të studiojnë e punojnë, teksa më herët ata deklaruan se të drejtat e grave do të jetë të garantuara sipas ligjit Sharia të fesë islame.
‘Pop-starja’ Aryana Sayeed, këngëtare dhe gjykatëse në versionin afgan të kompeticionit ‘The Voice’, ishte sot me fat teksa moti fluturimin në avionin ushtarak drejt SHBA.
“Jam shëndoshë e mirë, megjithse kam kaluar nja dy net të paharruara. Kam arritur në Doha (Katar) dhe po pres fluturimin për në shtëpi, në Stamboll”, shkruante 36 vjeçarja për 1.3 milionë ndjekëst e saj në Instagram.
Sayeed e ka pasur vërtet pisk me regjimin e ri pasi ka qenë një mbështetëse e zjarrtë e ushtrisë afgane dhe ka folur disa herë në mbështetje të tyre para se talibanët të merrnin pushtetin.
Sot zëdhënsi taliban Taliban, Waheedullah Hashimi tha për rrjetin Reuters: “Studiuesit tanë do të vendosin nëse gratë e vajzat do të lejohen të studiojnë. Çdo formë qeverie që do të vendoset do të zbatojë ligjet islamike. Nuk ka vend për të diskutuar se çfarë sistemi politik do të vendoset sepse është e qartë se do të jetë ligji islamik Sharia”.
Guvernatorja e arrestuar Mazari është anëtare e komunitetit Hazara shumica e të cilëve janë muslimanë Shia, kurse talibanët janë kryesisht muslimanë Sunni.
Hazara-t flasin një gjuhë me bazë nga persishtja dhe kanë qenë më parë objekt sulmesh nga talibanët dhe ISIS.