Fritz RADOVANI: KU E DINTE NANA TEREZE SE, POPULLI SHQIPTAR ASHT I MALLKUEM?!
Lexova një “Denoncim” tek Zemra Shqiptare nga studjuesi Albert Vataj.
Pa kenë nevoja me shkrue asnjë rresht mundeni me kuptue ate shka Ju, nuk besoj se e keni marrë ndonjëherë me mend: Të gjitha fotot nalt janë ba nga z. A.Vataj, të “nevojtoreve publike” në Lezhen historike.
Një turp i pafalshem per të gjithë ata që kanë “mendue e zbatue këte ide” kushdo kjofshin “ata”, ndonse, kafshë nuk munden me kenë.., se kafsha e ka një çoban të pakten me titull “dr. prof.”, që kullotë nder të gjitha monumentet tona. E ndoshta, kjo asht arsyeja që Ramoviqi asht bashkue me “open ba…”, të miqve të tij serb dhe, “vëllezerve” t’ gjakut turq!
Nuk më çudit aspak ky fakt i shemtuem, mbasi një tradhtar i Atdheut i
Popullit Shqiptar vetem kështu, do ta fillonte perllosjen e “historisë” sonë të lavdishme dhe të shkrueme nder Shekuj me Gjak Herojsh!
Nuk gaboj kur ndalohem e mendoj per një objekt kulti pa asnjë “njeri”, të shperdoruem deri në këte masë, kur sa e sa vetë kullosin nder livadhe…
Por, Figurat e Mëdha të nderueme dhe të lavdishme të Popullit Shqiptar, vazhdojnë me qendrue të paprekuna nga duert’ e drogueme të dollarit…
Kur Nanë Tereza lutej: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar”, ajo e dinte shumë mirë se “Gjergj Kastrioti, asht Shpetimtari i Europës”!
Melbourne, 25 Gusht 2021.
Albert Vataj: Në Lezhë, aty ku pesë shekuj histori katandisen në nevojtore publike