Fritz RADOVANI: In memoriam, At Pjetër Meshkalla (35)
B.B. (Burgu Burrel)
Një kasaphane e vertetë njerzish…
HAFIZ ALI TARI (KRAJA) (1900-1973)
Për çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e mnershme të diktaturës së Enverit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që thirrej Burgu Burrel… (B.B.).
Ata që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!
Ndersa rinia shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e një Bote të papersëritëshme kurrma!
Nuk ishin të paktë as profesorat e pranguem dhe as breznitë e tana që provuen dhunën ma barbare të komunizmit vrastar…
Klerikët e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë.
Një prej tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra.
Kujtimet e rinisë shkodrane dhe asaj shqiptare për Hafizin, ishin ma të perkryemet tue fillue nga fjala e tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodrës. E rinia nuk kishte si mos me e kujtue nderimin e Hafizit për At Fishtën e pavdekshëm!
Hafizi nderohej dhe respektohej edhe për marrdhaniet e mira që kishte me besimtarët e të gjitha besimeve tjera në Shqipni.
Në burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte vazhdimisht “Mësuesi”…
Vlera e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”.
“Jemi të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta Europjane të moralit dhe të Fesë!
Ju flas me fjalët e daluna prej zemres sime”!…
Dhe në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime… Kjo asht porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”
***
Gurë granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare.
Të pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije!
Morali i tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Enver Hoxha.
***
Shqiptarë të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore!
Qendroni të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”!
Kurr mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që:
“Kështu asht… Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”
Melbourne, 28 Gusht 2021.
31 Dhjetor 1940/ Kur hoxha Ali Kraja mbajti fjalimin mbi varrin e at Gjergj Fishtës