Prof. Mentor Petrela: Lamtumirë Rrapi i Tabakëve!
Simboli i fundit biologjik i Tiranës thahet nga pleqëria nuk kërkoi ndihmë në buzë të Lanës aty ku hodhi shtat rreth besoj tre katërqind qind vite më parë. Urës së Tabakëve bashkohëse i vdiq shoku që e vështroi kur ajo ndërtohej. Në periferi të qytetit të vjetër aty ku përpunoheshin lekurët dhe niseshin rrugët me tentakulet drejt katundeve të juglindjes mbiu, Rrapi i species Platanus Orientalis Balcanicus. Rritet deri në tridhjetë metra i lartë me hije të gjerë në Euroazi.
Një i afërm i Rrapit tek Xhamia e Tabakëve përballë është fiksuar i tharë në celuloidin e Sadik Kacelit në 1932, duhet të ketë mbyllur ciklin rreth njëqind vite më parë. Rrapi impresionues me madhështinë e tij do të mbetet në pikturën e Edward Lear në 1848 së bashku me motrën mitike Urën që ngjasojnë për paralelizëm me perënditë e pavdekshme greke në bashkëjetesën e tyre me qëniet biologjike që shuhen sic ishte Rrapi. Sipas Kapka Kassaboves në dëshmitë ”To the Lake” tregon që Edward Lear një rrap kushëri i Tabakëve të njëjtës specie e ka pikturuar në Ohër me gjithëse banorët e sulmuan me gurë duke quajtur si blasfemi artin e tij. Sipas saj ka qenë mbjellur në Ohër nga Klementi në vitin 893 dhe mbijeton sot në hyrje të Çarshisë. Nga ky episod Edward Lear vuri fezin dhe me dy roje shqiptare u nis drejt perëndimit. Me të njëjtin pasion udhëtari artist liberal Edward Lear më pas pikturon Rrapin e Tabakëve. Na lejohet të spekullojmë duke i krahasuar të dy pamjet dhe hijen të jetë njëmijë vjeçar dhe Rrapi i Tabakëve?
Alexandre Degrand, konsull i Francës në udhëtimin e tij në Tiranë 1898 e ka fiksuar në celuloid Urën dhe Rrapin me vëllezërit e tij në rrugën e Shën Gjergjit. Impresionet e tij mbi Tiranën janë mbresëlënëse në ato dy javë të qëndrimit të tij ku thotë se elita e saj ishte po aq e kulturuar sa elita e Shkodrës, kryeqyteti shpirtëror e institucional ku ai shërbeu për gjashtë vite. Baroni Degrand bën dallimin se në Tiranë elita ishte ndërkombëtare, (plejada rrezatuese e Toptanasve kishte shërbyer si misionarë, diplomatë, administratorë ushtarakë në Perandorinë Osmane, në rajon, në Europë, në Azi dhe në Afrikë). Nën Toptanët Rrapi me gjithë kushërinjtë rreth sarajeve hodhën shtat. Luigi Pellerano i komisionuar nga National Geographic në 1928 ka përjetësuar në foto Rrapin me Urën e Tabakeve kur syri pineal i fotografit ka fiksuar krenarinë e një ezmere veshur me dimit mermeri që mund ta quajmë Bukuroshen e Tironës.
Shërbesën e fundit pa dhënë shpirt Rrapit të Tabakëve ja kreu duke i marrë mesazhin nga zemra Blendi Fevziu në emisionin e dedikuar në TV Klan vitin e kaluar.
Kjo përkujtimore është si kënga e fundit e mjelmës për një tërheqje vëmendje në kujdesin ndaj pesë nipërve të Rrapit aty pranë Namazgjasë.