Djali i George Soros shfaqet me afganët në Shqipëri
Alexander Soros, i biri i George Soros dhe nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëri e Hapur” ka vizituar gjatë fundjavës një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Soros shkruan se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqeri e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri.
“Në ditët e kaluara, kam pasur privilegjin intensiv të takoj kolegë nga “opensocietyfoundations” Afghanistan dhe persona të tjerë të evakuuar nga Afganistani ditët e fundit dhe që janë sjellë në Shqipëri. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, nëpunës civilë, artistë dhe familjet e tyre të ngushta. Qëndrueshmëria e tyre përballë asaj që ishin përballur ishte absolutisht frymëzuese”, shkruan ne Instagram Alex Soros.