Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Aleanca midis Xhihadizmit Iranian dhe Xhihadizmit Ortodoks të Serbisë

Ambasadori Iranian godet Kosovën në Beograd /Serbinë e kemi aleat, Kurrë s’kemi për ta njohur Kosovën si shtet

Ambasadori iranian Rashid Hasanpur theksoi se s’ka njohje se Republika Islamike e konsideron Serbinë si një vend mik dhe se të dyja shtetet, siç u tha, janë respektuese të përpikta të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.Sipa tij raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative.“Ne e mbështesim integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë arsye, nuk e pranojnë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Qëndrimet tona parimore do të mbesin të pandryshueshme”, theksoi Hasanpur për radion “Beograd 1”, përcjellë Klankosova.tv. Ai shtoi se Serbia gjithmonë tenton që të mos u bashkohet rezolutave kundër Iranit dhe të votojë kundër tyre. Hasanpur ka thënë që planet për mosnjohje të Kosovës do t’i konfirmohen personalisht edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë një vizite që ky pritet ta bëjë në Teheran, për çfarë janë duke punuar përfaqësuesit e dy vendeve. https://klikoshqip.com/news/1355

Po ashtu pavarësinë e Kosovës nuk e njohin as Siria, as Iraku e as Palestina…

Madje gjejmë dhe deklarata më ekstreme ku shtete të tjera islamike, kanë të njëjtin qëndrim. Do të marrim si shembull ilustrimi Iranin sepse pozita e qëndrimet e tij janë më të njohura për shumicën, kështu që është më e lehtë të sqarojmë të vërtetën. Në pamjen e parë është shumë e çuditshme që shtete si Irani, të cilat propagandojnë se kanë si synim themelor të politikës së tyre mbrojtjen e shpërndarjen e Islamizmit, shtete që propagandojnë se mbrojtjen e Myslimanëve e kanë si qëllimin më të lartë politikës madje si idealin më të lartë të jetës së tyre personale njerëzore; nga ana tjetër i kundërvihen me të gjitha forcat njohjes së pavarësisë së Kosovës që është një shtet me shumicë myslimane, një shtet ku myslimanët janë masakruar. Si është e mundur që një shtet si Irani, të deklarojë se s’ka asnjë problem midis shtetit të Iranit dhe Serbisë. Si mund të deklarojë zyrtarisht përfaqësuesi i një shteti që e quan vetveten shtet Islamik se “Serbia është një shtet respektues i të drejtave ndërkombëtare”. A vallë nuk e dinë politikanët në Teheran se çfarë ka ndodhur në Bosnjë e Kosovë? Si është e mundur që në Iran të mirëpritet një person si Aleksandër Vuçiçi, ky SS i xhihadizmit serbomadh, që ka deklaruar publikisht që për një sërb të vrarë ai do të masakronte 100 myslimanë?!! Dikush mund të mundohet të na mbushë mendjen: Është influenca e Rusisë. Irani nuk do të ketë probleme me Rusinë, prandaj ndodhin këto fenomene.

Po të ish me të vërtetë kështu, atëherë si ka mundësi që Irani që na qënka kaq i frikshëm e fleksibël ndaj influencës ruse, si e atëhere merr guximin t’i kundërvihet SHBA e gjithë bashkësisë ndërkombëtare duke pretenduar se është një shtet luftëtar për idetë e Islamizmit? Si është e mundur që Irani reagon aq ashpër për persekutimin e palestinezëvese saqë do ta zhdukë Izraelin nga faqja e dheut, kurse nga ana tjetër deklaron se “raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative”. “Sërbia është një shtet respektues i të drejtave ndërkombëtare”. Dhe fakt është se krimet e Sërbisë kundër myslimanëve të pafajshëm në Bosnjë e Kosovë janë shumë më të mëdha, jo vetëm nga ajo çka ndodhur në Izrael, po nga çdo krim i kryer kundër myslimanëve kudo në botë të paktën për 50 vitet e fundit. Po megjithatë Irani jo vetëm që hesht për këto krime po deklaron se “raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative”.  “Sërbia është një shtet respektues i të drejtave ndërkombëtare”. Madje po punon intensivisht që SS i Xhihadizmit Ortodoks Serb, Presidenti i Serbiës Aleksandër Vuçiç, të mund të shkojë në Teheran të bisedojë me presidentin e me udhëheqësit shpirtërorë islamikë që të lidhin aleanca të tjera, edhe më të ngushta. Këtu shohim të vërtetohet fjala e urtë popullore: Sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë, përkundrazi bashkohen për të sulmuar shqiponjën.

Çfarë i bashkon Serbinë me Iranin? Shumë thjesht: Që të dyja janë shtete xhihadiste!

Dikush e përkufizoi Xhihadizmin si një fenomen kur një shtet ose një koalicion shtetesh të caktuara marrin një ide fetare dhe e transformojnë në mënyrë të tillë që t’u shërbejë interesave të tyre të ekspansionit politik. Se sa i vërtetë është ky përkufizim, apo nëse ky përkufizim mund të përdoret deri në fund për të përkufizuar xhihadizmin e Iranit, unë nuk mund ta them me siguri të plotë. Prandaj e ndjej të nevojshme të jap ilustrime konkrete që na japin fakte se si propagandohet e vihet në veprim xhihadizmi nga shteti i Iranit. Po citojmë një pjesë nga dëshmia që Afshin Javid jep për jetën e tij në Iran:

“Kam lindur në Abadan një qytet që gjendet në jug të Iranit. Familja ime është myslimane, gjyshi im kish pozitë drejtuese në fenë islame. Ai kish 19 fëmijë dhe 84 nipër e mbesa. Nga të gjithë nipërit më zgjodhi mua që të bëhem trashëgimtari i tij shpirtëror. Kur isha 12 vjet kisha mësuar shumë nga kurani dhe si pasojë  e asaj që më kishin mësuar e ndjenja për detyrë të bënja më shumë se sa thjesht lutje prandaj u bëra anëtar i organizatës ‘Basixh’, e cila njihet  jashtë Iranit me emrin ‘Hisbullah’. Isha 14 vjeç kur filloi lufta ndërmjet Iranit dhe Irakut. Në këtë kohë Ajatollah Komeini deklaroi se lufta kundër Irakut është një luftë e shenjtë, një Xhihad. Askush nuk e diskutonte, as nuk e vinte në dyshim zyrtarisht në Iran këtë fakt kur kjo deklarohej nga Ajatollah Komeini. Si pasojë e mësimeve që kisha marrë në institucionet ku unë shkoja, isha i bindur se ishte detyrë e shenjtë për mua që të marr pjesë në këtë luftë, kështu që vendosa të shkoj vullnetar në front. Nuk u thashë fare prindërve sepse e dija se ishin kundra. Po, meqë isha nën moshën 15 vjeç, në bazë të ligjit që të merrnja pjesë në luftë duhet të kisha lejë nga prindërit. Prandaj kur vajta të regjistrohem si vullnetar u thashë se jam jetim dhe babai e nëna ime kanë vdekur. U thashë se kam vendosur që të vdes si martir. Më dhanë një dokument të nënëshkruar nga republika Islamike që më garantonte se, pas vdekjes do të shkonja me siguri në Parajsë. Na hypën në autobuz, bashkë me të tjerë që kishin marrë të njëjtin vendim si unë. Detyra jonë do të ish të ecnim mbi fushat e minuara. Vdekja jonë ishte e sigurt, po kështu do të hapej rruga për ushtrinë Iraniane të sulmonte forcat irakiane nga një anë që ata nuk e prisnin. Sapo u nis autobuzi një makinë i doli përpara dhe e detyroi të ndalet. Ish babai im me disa pjestarë të tjerë të familjes. Se nga e kishin marrë vesh se isha në atë autobuz, nuk e di. Babai im i tha oficerit komandues: Djali im Afshim Xavid është me ju. Unë nuk i kam dhënë lejën të shkojë në front. Përse e kini marrë kundra rregullave? Oficeri iu përgigj: Po ai na tha se është jetim. Kështu babai im më shpëtoi nga vdekja e sigurt. Kur  më pyetën: Përse e bëre këtë? Përgjigja im ishte e qartë: Po kjo është diçka e natyrshme! Desha dhe unë të kontribuoj në këtë luftë të shenjtë.Pastaj desha të shkoj në Parajsë”!

A do të shkonte vërtet në Parajsë Afshim Xhavidi 14 vjeçar, po të vritej në luftë kundër Irakut? A do të mjaftonte vërtet dokumenti i dhënë nga Republika Islamike për ti siguruar atij dhe të tjerëve përjetësisht Parajsën?

A u bazua vërtet në Kuranin Ajatolla Komeini kur e shpalli luftën kundër Irakut një Xhihad?

A u bazua vërtet në Kuranin Ajatolla Komeini kur i premtoi Parajsën cilitdo që shkoi vullnetarisht të vritet në këtë luftë?

Për këtë unë nuk jam në gjëndje të jap një përgjigje kompetente prandaj nuk po komentoj më gjatë. Po nga ana tjetër kjo lloj propagande e Ajatolla Komeinit dhe e shtetit Iranian më kujton propagandën që bën ka bërë e vazhdon të bëjë Kisha Pravosllave Serbe e Ruse, etj; si dhe gjitha srukturat shtetërore në Serbi. Në këtë pikë mund të them me siguri të plotë se propaganda Xhihadiste e Kishës Ortodokse Sërbe është krejtësisht e kundërt me atë që mëson Bibla. Sipas Biblës detyra e kishës, detyra e çdo besimtari është: Marku 16:

15 Pastaj u tha atyre: ”Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;

Po sipas Biblës Ungjilli është: 1 Korinthasve 15:

1-Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,

2 dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.

3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,

4 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,

Pra, sipas Biblës kisha ka detyrë që të shpallë tre fakte ashtu si Apostulli Pal:

3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,

4 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.

Gjithashtu po Apostulli Pal paralajmëron solemnisht: Galateasve 1:

6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,

7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.

8 Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.

9 Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar”.

Faktet na tregojnë se kishat Ortodokse të Rusisë e Serbisë jo vetëm që nuk i marrin seriozisht udhëzimet e Shkrimeve të Shenjta në lidhje me Ungjillin po shkojnë deri aty sa të injorojnë dhe  mallkimin që Apostulli Pal garanton se do të bjerë mbi ata që predikojnë një ungjill tjetër. Prej shekujsh ata predikojnë Ungjillin e Xhihadizmit të Pansllavizmit dhe Ungjillin e Xhihadizmit të Sërbisë së madhe. Ndërsa sipas Biblës synimi i besimtarëve të Krishterë është që, me anë të besimit te Jezu Krishti, të bëhen qytetarë të përjetshëm të Parajsës, që Bibla e quan dhe Jerusalemi Qiellor; kisha Ortodokse Sërbe predikon se rruga për në Parajsë për sërbët është të luftojnë për Kosovën që ata e quajnë “Jerusalemi i Sërbisë”. Atyre që luftojnë, atyre që vrasin e vriten për “Serbinë e madhe” Kishat Ortodokse Sërbe e Pansllave, njësoj si Ajatollah Komeini, ju japin garancinë se me siguri do të shkojnë në “Parajsën e Sërbisë së Madhe”.

Kjo ka sjellë si pasojë që populli serb, të paktën një pjesë e konsiderueshme e tij, prej shumë vitesh e ka treguar se janë shëndruar në kamikacë të verbër të ideve të Serbisë së madhe dhe të Pansllavizmit. Kjo, pavarsisht se si mendojnë e predikojnë drejtuesit e kishave shtetërore në Serbi e Rusi, ka bërë që serbët të bëhen vërtet një mallkim jo vetëm për Ballkanin po edhe për gjithë Evropën e Botën. Kjo u duk me faktin se ishin serbët ata që bënë vrasjen që shërbeu si incident pët fillimin e Luftës së Parë Botërore. Edhe lufta që solli shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krimet që pasuan, fillesën e patën te serbët dhe te ideali i tyre xhihadist i Serbisë së madhe.  Dhe këtë rol, rolin e kamikazëve të ideve të Sërbisë së madhe dhe të interesave ruse në Ballkan e Evropë, një pjesë e konsiderueshme e serbëve ende e quan si luftë të shenjtë, si rrugën që të çon me siguri në Parajsë, deri sot.

Historia na tregon se edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pas mposhtjes e shkatërrimit të forcës ushtarake të Hitlerit, nuk ish e mundur të bëhej paqe me Gjermaninë e gjermanët në qoftë se ata nuk do të largoheshin përfundimisht nga idetë naziste, nga idetë që shkaktuan fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Si mund të besojmë ne sot se do të arrihet paqja e mirkuptimi në Ballkan kur idetë e Xhihadizmit të Sërbisë së Madhe jo vetëm që nuk mohohen, po glorifikohen nga qeveria e sotme e Serbisë.

A do të pranonin Ushtritë Aleate të firmosnin një traktat paqeje me një qeveri gjermane që do të kryesohej nga një nga ish ministrat e Adolf Hitlerit?

Përse i kërkohet qeverisë të Kosovës të arrijë në një marrëveshje paqe me një qeveri Sërbe që kryesohet nga Aleksander Vuçiç, një ish ministër i Sllobodan Millosheviçit, e për më tepër një ish SS i Xhihadizmit Sërbomadh?

Përse këto standarde të dyfishta?

Sa kohë do të vazhdojë Evropa të mbyllë sytë ndaj të vërtetës?

Për sa kohë do të mbyllen sytë para Xhihadizmit Ortodoks të Serbisë së madhe?

Please follow and like us: