Altin Sh. Kajtazi: MBI KODRËN MA T’NALTË SHKELËM
Po hyj i vetëm n’muajin ku lindem të dy
ditët po i ndaj më the:
t’ngrohura nga dielli
t’ngrohura nga shpirti
kur preka trupin tënd u sosa
sytë e saj bëjnë çudinë
krejt ditët tjera i fali më the
jo ditët më ty n’dashni!
Mbi kodrën ma t’naltë shkelëm
fushë u bë, ngjeshur më forcën e dashurisë
u vërvitëm mbi barë
sa vend i ashpër që
ne ishim atje po qe se çdo ditë
dhe ma the sonte prapë
frymë s’mund t’marrë këtu
dua t’jem më ty lartë atje!
Please follow and like us: