Albspirit

Media/News/Publishing

‘Shokë dhe shoqe’, shpallen fituesit e kryesisë së re të PS-së

Gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së sot u zgjodhën anëtarë të kryesisë së partisë Olta Xhaçka, Evis Kushi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli.

Ajo që bie në sy është se nga 10 kandidatura femra, janë zgjedhur 6. Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli janë rikonfirmuar si anëtare të Kryesisë. Ndërsa, Belina Balluku, Blerina Gjylameti dhe Ogerta Manastirliu janë anëtaret e reja në Kryesinë e PS.

Ndërsa nga lista e meshkujve është zgjedhur anëtar për në Kryesinë e PS-së, Arben Pëllumbi, Armando Subashi, Ilir Beqja, Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Erion Braçe. Në fletën e rezultateve përfundimtare thuhet se dolën fitues ‘shokët dhe shoqet…’, si dikur në komunizëm.

Kryesia e vjetër

Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Valentina Leskaj
Mimi Kodheli
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Eglantina Gjermeni
Erion Braçe
Vangjush Dako
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Fatmir Xhafaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Felaj
Ulsi Manja

 

Fituesit e sotëm

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Olta Xhaçka

Evis Kushi

Mimi Kodheli

Blerina Gjylameti

Pandeli Majko

Erion Braçe

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Arben Pëllumbi

Armando Subashi

Please follow and like us: