Albspirit

Media/News/Publishing

Trajneri i Luftëtarit ndërron jetë pas atakut kardiak

Trajneri i Luftëtarit Mustafa Hysi ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti kardiak. Ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij në një restorant në fshatin “Andon Poçi”.

Hysi ka ndjerë fillimisht dhimbje në gjoks dhe më pas ka rënë në tokë. Miqtë e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin Rajonal, por nuk ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i FSHF Armand Duka me anë të një statusi në rrjetet sociale. Duka shprehet se Mustafai përveçse një futbollist dhe trajneri i mirë ishte një mik i mrekullueshëm. Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

“Të dashur miq, mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.  I paharruar miku im Mustafa Hysi!”, shkruan Duka.

Please follow and like us: