Odise Kote: Perëndim
Në një tokë tjetër, të uritur, në plym të farës,
shkretuar pas furtunës, midis luftrave
e keqkuptimeve tragjike,
ku mohimin e plagëve e sjell fuqia dhe kërkimi,
tek një shtëpi anës lumit, mbi pemët e dijes,
qëndron ekuilibri i diellit, mes jetës dhe shpirtit.
Atje gjendet tavolina ime e shkrimit
dhe simptoma e zbulimit të thellësisë,
që më presin me padurim,
sepse ka kohë që më interesojnë veç gjërat e pambrojtura,
të ndaluara e të shenjta…
Please follow and like us: