Vdes aktori francez Jean-Paul Belmondo
Paris, 6 shtator 2021 – Ka vdekur në moshën 88 vjeçare aktori injohur francez, Jean-Paul Belmondo.
Lajmi u kumtua nga agjencia franceze AFP, e cila i referohet avokatit të tij.
Belmondo fitoi famë qysh në vitet 1950, me filmin “Breathless” të regjisorit Jean-Luc Godard, e të tjerë.
Karriera e tij mori hov në vitet 1960, kur u bë njëri prej aktorëve kryesorë të zhanrit komedi dhe aksion.
Ai ka luajtur në më shumë se 80 filma. Ka luajtur bashkë me aktorë të tjerë të njohur, francezë e të tjerë.
Revista “Time”, në vitin 1964, e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.
Please follow and like us: