Frank Shkreli: AMERIKË, O VEND I BEKUAR, PRITE, PRITE SKËNDERBEUN!
Frank Shkreli
Ish-drejtori i VOA-s për Euroazinë.
Të dielën që kaloi, udhëheqësi i komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork dhe famullitari i Kishës Katolike, Zoja e Shkodrës në lagjen Scarsdale të Nju Jorkut, Dom Pjetër Popaj bëri një njoftim aq të gëzueshëm për komunitetin katolik dhe për shqiptaro-amerikanët në përgjithësi: vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në truallin e kishës që ai drejton.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu po “vjen” në Amerikën e bekuar siç kemi ardhur qindëra mijëra prej nesh nga të gjith trojet shqiptare – sikur edhe ai dëshiron të gjejë strehim e paqë në një dhe të huaj, larg abuzimeve, shpërfytyrimeve, shtrembërimeve dhe gënjeshtrave historike nga armiqtë e kombit shqiptar dhe vasalët e tyre modernë të otomanizmit dhe sllavizmit — në një kohë kur Heroi Kombëtar i shqiptarëve është kritikuar dhe po kritikohet ndërsa identiteti i tij dhe i Kombit që ai përfaqëson, po vihet në dyshim gjithnjë e më shumë nga shtrembërues, pseudo historianë vendas dhe studiues të huaj të historisë shqiptare dhe të personaliteteve historike të Kombit, si Gjergj Kastrioti – Skënderbe, përball të cilave politika, institucionet zyrtare dhe akademia heshtin. Institucionet shtetërore, detyra dhe përgjegjësia e të cilave është mbrojtja e identitetit dhe e trashëgimisë kombëtare heshtin, madje edhe atëherë kur natën për terr në qendër të Tiranës u ndërtohet monumenti “heronjëve” të Erdoganit dhe varreza ushtarakëve pushtues të trojeve shqiptare, serbo-malazezë e grekë, në jug dhe në veri të Shqipërisë. Një gjë është e sigurt: të pakën këtu në Amerikë, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skenderbe – i pranuar si i tillë nga të gjithë shqiptarët kudo dhe pa dallim — nuk do t’i mbulohet fytyra nga askush, as prej askujt.
Ja njoftimi i plotë i udhëheqsit të komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, Dom Pjetrit para besimtarëve, në fund të meshës:
“Të premten (10 shtator) është vendosur në piedestal ose në bazën e vet shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Është një shpresë e madhe për ne shqiptarët se çdo herë që e këqyrim shtatoren e tij, atëherë e falënderojmë Zotin edhe më tepër, se ai është edhe babai i Kombit. Se mos të ishte ai — unë e ti – nuk do mblidheshim sot në këtë kishë ose në një kishë (tjetër). Ose populli i jonë s’do ta kishte as identitetin e vet se jo më besime e gjëra të tilla. Por duhet falënderuar të Madhin Zot që kemi pasur njerëz të tillë, kolosa”, në historinë tonë, theksoi Dom Pjetër Popaj dhe vazhdoi.
“Javën që kaloi kemi kremtuar festën e Shën Nenë Terezës e të premtën kemi vendosur shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, pothuaj dy shtylla të Kombit, në pikëpamje kombëtare, por edhe fetare. Falënderojmë Zotin por falënderojmë edhe donatorin e kësaj shtatoreje të cilën e kemi mbuluar tashti që mos të shihet deri sa të kompletohet krejt puna. Por është e njëjta shtatore, replika e shtatores që është në Krujë. Duke falënderuar pra, donatorin Zef (Zekë) Gjon Kalajn. Shtatorja ka dalë një gjë e jashtzakonshme, e shkëlqyeshme! Kur të kompletohet shtatorja (e Gjergj Kastriotit-Skenderbe) ka me kenë edhe më e shëndritshme”, përfundoi njoftiminNë njoftimin e tij, të djelën që kaloi, për vendosjen së shpejti të monumentit të Gjergj Kastriotit në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork që ai drejton dhe administron, Dom Pjetër Popaj falënderoi Zotin për “kolosa” të tillë si Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti, pa të cilin, tha ai, zor se sot ne shqiptarët mund të ishim një popull me identitet tonin. e madh për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe anë e mbanë Amerikës, Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në lagjen Scarsdale të Nju Jorkut. Në fjalën e tij, Dom Pjetri aludoi se Përmendorja mund të inaugurohet, zyrtarisht, në fillim të muajit që vjen.
Njoftimi për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe si dhe i emrit të donatorit për ngritjen e këtij monumenti, Z. Zek Gjon Kalajt, u prit me entuziazëm dhe me duartrokitje të ngrohta nga pjesëmarrësit në meshën e ditës së djelë.
Respekti dhe kujtesa në radhët e diasporës shqiptare për Heroin e Kombit Gjergj Kastrioti-Skenderbe kanë qenë dhe mbeten të përgjithmonshme, të gjithkund ndodhur dhe shpresojmë, “Për derisa të rrojë Gjithësia”, siç ka thenë Kol Tromara. Ende disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan (megjithëse kanë mbetur shumë pak) kujtojnë pjesëmarrjen e tyre në 500-vjetorin e Skenderbeut në Romë e Vatikan në vitin 1968, ku ishin bashkuar shqiptarë nga të gjitha anët e botës, përfshir Arbëreshët e Italisë, për të kujtuar dhe për të nderuar “të përgjithmonshim” e fisit tonë — para shtatores së tij Romë. “Të përgjithmonshëm” e pat cilësuar Gjergj Kastriotin-Skenderbe, Papa i atëhershëm Pali i VI. Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Skënderbeu, i përgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf – Duke iu drejtuar shqiptarëve të diasporës (përfaqsues të tri feve kryesore të shqiptarëve dhe të gjitha krahinave shqiptare) në Vatikan, me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skenderbe, para më shumë se një gjysëm shekulli më parë, Papa Pali i VI u tha shqiptarëve që kishin shkuar atje për të nderuar Heroin e tyre, se, “Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burërnisë (fjalë këto që Papa Pali VI i tha në gjuhën shqipe). Fatosi Skandërbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shenjtë shqiptarëve në Atdhe dhe në mërgim”.
Në shenjë mirënjohjeje për trashëgiminë e virtyteve të Heroit Kombëtar që e bejnë shqiptarin shqiptar dhe për porosinë e shenjtë të të parëve për të ruajtur atë trashëgimi, madje edhe në diasporë, këtu në Amerikën e largët – bijtë e bijat, nipat, stërnipat dhe mbesat e atyre shqiptarëve, nga të gjitha fetë dhe krahinat shqiptare, që më shumë se 50 vjet më parë shkuan në Romë dhe në Vatikan për të nderuar Heroin e tyre Skenderbeun me rastin e 500-vjetorit të kalimit të tij në amshim — tani pasardhësit e tyre do ta kenë Gjergj Kastriotin krejt afër dhe pjesë të këtij komuniteti, këtu në Amerikën e bekuar, ku të gjithë ne kemi gjetur strehim dhe bekimet e Zotit për veten dhe për familjet tona. Në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në Scarsdale të Nju Jorkut, ata dhe të gjithë shqiptarët e kësaj zone, pa dallim – siç u shpreh edhe Dom Pjetër Popaj – do të kenë mundësi që kur të shikojnë shtatoren krenare të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, do të falënderojnë Zotin se, falë këtij Kryetrimi, shqiptarët sot kanë një identitet kombëtar të vetin, që e ruajanë. Vërtetë, falënderës Zotit që Kombi shqiptar ka kolosa të tillë në historinë e tij, me të cilët çdo shqiptar ka të drejtë të krenohet para botës së qytetëruar — kudo që gjëndemi në trojet shqiptare shekullore e deri në Amerikën e largët – Gjergj Kastrioti- Skënderbeg edhe sot u tregon Shqiptarëve rrugën që duhet ndjekur. Shpresoj që Shqiptarët kudo qofshin të ndjekin rrugën e tij duke vendosur mbi çdo interes personal ose partiak vlerat e trashëguara të Gjergj Kastriotit-Skenderbe: të Besës, të Nderit e të Burrërisë, duke na kujtuar përgjithmonë flijimet dhe sakrificat e mëdha që Shqiptarët e kohës së Gjergj Kastriotit pësuan rëndë për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e vet, por duke mbrojtur, njëkohësisht, edhe qytetërimin evropian.