Albin Kurti heq pagesat për studentët e Bachelorit dhe Masterit
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 tetori do të hiqen të gjitha pagesat për studentët e Bachelorit dhe Masterit, në të gjitha universitet publike në Kosovë. Sipas mediave vendase ky vendim do të përfshijë për studentët e vitit akademik 2021/2022. Ndërsa, Kurti është shprehur se do të ketë lehtësime edhe për studentët e Doktoraturës.
“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka thënë Kurti.
Please follow and like us: