Albspirit

Media/News/Publishing

Brehti: Të mëdhenjtë thonë drejt lavdisë ecim, të vegjëlit thonë eja të vdesim!

Everest Dedaj

Kjo ndodh kur çdo tavolinë, çdo bisedë shoqërore në kafe, tek dyqani i bukës apo kudo, është e mbushur me debatin: “A do të rimarrë Sali Berisha Partinë Demokratike? A po bën Berisha një betejë për fatin e tij apo për fatin e PD? Sa harxhon dhe ku e bleu kryeministri makinën luksoze GMC? Pse Grida Duma, në seancën e parë të Kuvendit ishte veshur me të kuqe? Apo, kaq mirë e drejtoi Frida Krifca, AZHBR-në sa iu besua Ministria e Bujqësisë”…

Apo me urdhrin e kryeministrit për ministrat e tij: “Hani e pini sa të doni, por nëse ju publikohen foto, siç ndodhi tek Nusreti, do e keni punën keq”!

Fatkeqësisht Shqipëria është kthyer në një shoqëri formale sipërfaqësore, ku është zhvleftësuar gjithçka nga marrëdhënia njerëzore, respekti për jetën, deri te dinjiteti. Gjithçka i është shitur dreqit, ndërsa çdo ditë që po kalon vlerat po humbasin me shpejtësi përballë anti vlerave. Jemi kthyer në një shoqëri servile pa dinjitet, ku vlera qëndron vetëm tek ai që e ka xhepin të majmë, pa kurrfarë rëndësie se si është fryrë ai xhep! Na pëlqen kur na shkelin me këmbë, madje ndihemi të rëndësishëm, e shijojmë.

Ka humbur ndjeshmëria ndaj çdo qenieje, përfshirë njeriun! Kjo situatë nis në kafen e lagjes e mbyllet në Kuvendin e Shqipërisë! Nuk ka një debat real, një mendim, një tezë se çfare duhet të bëhet me këtë vend ku qytetari e ka humbur besimin dhe ka humbur dëshirën për jetën.

Please follow and like us: