Premiera Botërore e filmit të metrazhit të gjatë “Virgjëresha Shqiptare”, do të shfaqet në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në Kategorinë Zyrtare e Konkurrencës Ndërkombëtare.

Edicioni i 37-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë pritet të fillojë nga 8 deri më 17 tetor 2021.

Aktorja kryesore e këtij filmi, Rina Krasniqi, është shprehur krenare për premierën botërore të “Virgjëreshës shqiptare”.

“Nuk mund ta shpreh sa krenarë jemi që më në fund e ndajmë këtë projekt të përzemërt me botën. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Skenari i këtij filmi është shkruar nga Katja Kittendorf, realizuar nga regjisori Philipp Thomas, ndërkaq producente e këtij filmi është shqiptarja Anita Elshani.