Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: KOMUNIZMI ASHT LLUNA E DIKTATURA MA BARBARE!

 

 

Dy rrugët pa krye të qeveritarve “antishqiptarë” SOT !!

Kujtoj një thanje të Pleqve tanë në Shkoder: “Zot bane mirë !” …

Dhe, me të vertetë Zoti ua ndigjonte lutjen e Tyne, Ua plotsonte shka Ata i kerkonin, që ne të rinjëve na dukeshin “andrra” të parealizueshme. Pra, shumica e Tyne vdiqën me zemer të pacoptueme e, shka asht ajo që Ata i mbuloi në Dheun e Bekuem të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeu, “Një Shenjë tek koka”, Ua vune fëmijtë e Tyne, pra trashigimtarët e vet!

Ku po e çojnë sot Popullin Shqiptar rrugët e pafund të “shperbamjes” që nën parullat e “ikjes jashta Atdheut” apo, “Open Balkan”… Po zhdukun me rranjë e me farë Rininë Shqiptare, gjanë ma të shtrenjtë t’ Atdheut?..

E bash ata piramida të lame me Gjakun e Heronjve tanë, mendojnë me i kthye në “shenja turpi” që kufizojnë kopshtijet e shkatrrimit Rinisë sonë.

E, po kje se dikur syni knaqej tue shikue hapsinen e pafund t’ Alpeve tona kreshnike, ku çobajtë me fyellin e tyne këndonin “Hymnin e Flamurit” të ndaluem nga PPSh, po, që shperthente prej zemrave të njoma të tyne me ata tinguj Hyjnor “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit, Po rreh Flamuri i Shqipnisë” e, bash prej Atyne djelmoçave me çakçir e kmisha të zberthyeme, ku një fresk i pashoq ua mbante atë kafaz krahnori, si t’ ishte akull Alpesh, bash Ata lisa sot, i shohim të shkaperdamë nder skutat ma t’ errta të Botës!

Sigurisht, “Ata do t’ikin, se…” “rilindja komuniste”, njëditë do të rilindin edhe njëherë “kampet e shfarosjes, s’ Atyre që kerkojnë me ua marrë atë pushtet komunist, të mbrojtur me gjak e sakrifica, siç thonte Ramizi ynë” e, po kje nevoja: “Prap gjak do bëjmë! Pa gjak nuk e lëshojmë kulltukun!”

Bijtë e vrastarëve e terroristëve të djeshem, sot kanë në dorë qeverisjen!

Shqiptarë, kudo që jeni! Po nuk zhduket nga Trojet tona surretnit e atyne bishave që vazhdojnë me kafshue edhe persë vdekuni, tue fillue nga koka e qelbun e Ever Hoxhës me pasuesit e tij sot, si dhe të gjithë ata që ishin t’ angazhuem me sigurimin e shtetit komunist, me risjellë në pushtet prap sot “diktaturen komuniste ma barbare që ka njohë Lindja Europjane”, që drejtonin kriminelët vrastarë, baballarët katila të pushtetarve të sotem, as mos mendoni se do të keni prap Atdhe, Shqipni e Flamur! Jo! Kurr!..

Shqipninë nuk e bajnë kurrma bijt’e terroristave kriminelë e vllavrasës!

Melbourne, 28 Shtator 2021.                          

Please follow and like us: