Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Apeli im pas vizitës në burgun e Spaçit me ambasadorin Adrian Maître dhe ambasadoren Elsa Håstad

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Falenderime Ambasadorit 🇨🇭 Adrian Maître dhe Ambasadores 🇸🇪 Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme.
Please follow and like us: