U arrestua me urdhër të SPAK/ Thoma Gëllçi kërkon 10 paga dhe 100 mijë lekë dëmshpërblim për “dëm moral”
Megjithëse i paraburgosur për llogari të SPAK, Thoma Gëllçi nga Shtika e Kolonjës dhe qytatar amerikan nuk heq dorë nga ambicia për të rikandiduar për postin e drejtorit të përgjthshëm të televizionit publik shqiptar, një detyrë që mbajti gjatë mandatit pesë vjeçar nga 2016 deri në majin e 2021.
Avokati i tij që e përfaqëson edhe në dosjen penale ku 60 vjeçari dyshohet për shpërdorim detyre, deklaroi në gjykatën administrative 7 kërkesat e Gëllçit.
Mes tyre konsiderimin si largimin nga detyra të Gëllçit si të paligjshëm, shpërblim dëmi dhe pagimin e Gëllçit me rrogë mujore si drejtor i përgjithshem i TVSH derisa të emërohet drejtori i ri, por edhe dhjetë paga si dhe 100 mijë lekë dëmshpërblim moral mbasi i është cënuar reputacioni përmes njoftimit te shkarkimit nga detyra.
Pika me e rëndësishme e gjyqit administrative të hapur nga Gëllçi përpara se ai të përfundonte nën arrest për tenderin përmes të cilit u blenë pajisje për një kanal televiziv është hapja e garës për drejtuesin e ri një karrige që Gëllçi e pretendon edhe për një mandat tjetër.
Nga ana tjetër gjykata e posaçme e dërgoi nën arrest me burg Gëllçin pas një hetimi mbi tenderin gati 860 milionë lekë e së bashku me të në paraburgim përfunduan edhe dy anëtarët e komisionit që përzgjodhën operatorin ekonomik. Por Gëllçi pretendon se ai nuk është subjekt i prokurorisë SPAK dhe se kjo gjë ka ndodhur për ta ndaluar në realizimin e qëllimeve të tij./ Top Channel
Please follow and like us: