Arrestohet Etion Joka, ish-kandidati i LSI, u denoncua për blerje votash
Arrestohet Etion Joka, ish-kandidati i LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u denoncua për blerje votash. Ish kandidati Joka është filmuar në një video duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Ai u shfaq me zë në një video, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.
Njoftimi i policisë:
“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Please follow and like us: