Albspirit

Media/News/Publishing

FILLON EDICIONI I XXV I FNP “DITËT E NAIMIT”

Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP “Ditët e Naimit”. TË ENJTEN FILLON EDICIONI I XXV I FNP “DITËT E NAIMIT”
Prej 21-24 tetor 2021, në Tetovë do të mbahet Edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Atë do ta karakterizoj një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. Në te do të mbahen disa lexime letrare, do të promovohen 5 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe do të bëhen vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës, Strugës, Korçës dhe Pogradecit. Kjo u bë e ditur sot, në një Konferencë shtypi të mbajtur në Qendrën e Kulturës në Tetovë, nga drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu dhe anëtari i Jurisë së Festivalit, prof. Xhelal Zejneli.
Në Edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit” marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Kama Sywor Kamanda (KONGO/LUKSEMBURG), Giussepe Napolitano (ITALI), Attila F. Balazs (RUMANI), Jona Burghardt (GJERMANI), Tobias Burghardt (ARGJENTINE/GJERMANI), Metin Cengiz (TURQI), Agnieszka Herman (POLONI), Mehmet Ismayl (AZERBAJXHAN), Triin Soomets (ESTONI), Jorge Torres Medina (KOLUMBI), Erling Kittelsen (NORVEGJI), Alicja Kuberska (POLONI), Endre Kukorelly (RUMANI), Viola Isufaj (SHQIPERI), Marta Markovska (MAQEDONIA E VERIUT), Shqipe Malushi (KOSOVE), Ndue Ukaj (KOSOVE), Naime Beqiraj (KOSOVE), Rosalia Aleksandrova (BULLGARI), Mohammed El Amraoui (MOROKO/FRANCE), Gale Burns (ANGLI), Esteban Charpentier (ARGJENTINE), Nivedita Lakhera (INDI/SHBA), Chad Norman (KANADA), Salajdin Salihu (MAQEDONIA E VERIUT), Rati Saxena (INDI), Isuf Sherifi (MAQEDONIA E VERIUT).
Kështu, hapja e ceremonisë së Edicionit të XXV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të bëhet të enjten në orën 19.30, përmes një performance fishekzjaresh para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati kongolez Kama Sywor Kamanda dhe një delegacion nga Komuniteti Bektashian do të vendosin buqete lulesh para shtatores së poetit te madh “Naim Frashëri”. Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje do t’iu dhurohet Antologjia e këtij edicioni dhe libra të tjerë të rinj të Festivalit.
Më pas në Sallën e Madhe do të bëhet hapja zyrtare e Programit të Edicionit të 25-të FNP “Ditët e Naimit”, ku hapjen do ta bëj drejtori i Festivalit z. Shaip Emërllahu.
Në hapje të këtij Edicioni, aktori Arsim Kaleci do të recitoj poezinë “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit, ndërsa nga një pikë muzikore me piano, gitare dhe në flautë do të ekzekutojnë virtuoz të muzikës klasike.
Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, përveç leximit të poetëve, do t’i ndahet edhe çmimi i madh letrar dhe do t’i jepet titulli Anëtar Nderi, lauretit nga Kongo, poetit Kama Kamanda te cilin, juria e Festivalit e perbere nga prof. dr. Ymer Ciraku (Shqiperi), Mr. Ndue Ukaj (Kosove) dhe prof. Xhelal Zejneli (Maqedonia e Veriut), ja ndane kohe me pare. Çmimin e madh letrar “Naim Frashëri” dhe titullin e lartë, Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare dhe Fatos Arapi (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali), Kuei shien Lee (Taivan), Beat Brehbuhl (Zvicër), Xhorxh Uallas (SHBA), Fiona Sampson (Angli) etj.
Në ditën e dytë të Programit, do te shkohet ne ekskurzion ne Struge, Oher dhe Pogradec. Ne sallen e Bashkise se Pogradcit do te mbahet Ora Letrare “Poete dhe vargje”. Librat e botuar nga shtepia botuese “Ditet e Naimit” jane libri i laureates se vitit te kaluar Lidia Dimkovska “Tash dhe Ketu”, te perkthyer ne gjuhen shqipe, librin me kumtesa të konferencës shkencore me titull “Naim Frashëri dhe atdheu”, dy librat e autoreve shqiptare Isuf Sherifi me titull “Fryme” dhe librin dy gjuhesh shqip-anglisht te poetit Bujar Plloshtani me tutull “Fjala e gjymte”, si dhe antologjine e poezive te poeteve pjesmarres te Festivalit “Simfonia e Eres”, të cilat i përgatiti Shaip Emërllahu. Për këto libra do të flasin poetët dhe studjuesit Ymer Çiraku, Begzat Baliu, Salajdin Salihu, Ilir Shita dhe Bujar Plloshtani.
Ne diten e trete sipas Programit, do te hapet ekspozita me fotografi “25 vjetori i FNP “Ditet e Naimit”, do te mbahet konferenca shkencore me titull “DITET E NAIMIT, NAIM FRASHERI DHE SILKE LIRIA BLUMBACH”, ku kumtesat e tyre do ti paraqesin mbi 20 studjues shqiptare e te huaj. Me pas do te shfaqet filmi dokumentar kushtuar poetes Silke Liria Blumbach i autores Narta Emerllahu me titull “NJE VIT PAS VDEKJES TIME…”.
Nderkaq, ne mbremje do te mbahet ora e madhe letrare “Meridianet poetike”, ku do te lexojne poezite e tyre poete te shumte te huaj dhe shqiptare si dhe do të ndahen 5 çmimet tjera letrare të Festivalit.
Ne fund do te behet mbyllja e Edicionit te 25 jubilar te FNP “Ditet e Naimit”.
Festivali këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, si dhe sponzori restorant “Kurtishi”.
D. Hadri
Tetovë, 20. X. 2021
Please follow and like us: