Albspirit

Media/News/Publishing

FBI bastis pronat e oligarkut rus, Oleg Deripaska

Agjentët e FBI -së kanë ndërmarrë një aksion kontrollesh e bastisjesh në pronat që zotëron, ose ka lidhje në SHBA oligarku rus, Oleg Deripaska.

Deripaska, i cili ka lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin u vendos nën sanksionet amerikane në 2018.

Zëdhënësi i oligarkut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se FBI po kontrollon dy shtëpi në pronësi të të afërmve të zotit Deripaska nën urdhrat e gjykatës në lidhje me sanksione në fuqi.

Imazhet treguan agjentë që mbanin kuti jashtë një shtëpie në Uashington DC. Të tjerët qëndronin roje jashtë, pas shiritit të verdhë të vendit të krimit.

Përfaqësuesi tha se një tjetër pronë në Nju Jork po kontrollohej gjithashtu.

Deri më tani është e paqartë saktësisht pse po bëhen kërkimet. Një zëdhënës i FBI -së i tha NBC Neës se agjencia po verifikonte ligjshmërinë në pronën e Uashington DC, pa dhënë ndonjë hollësi të mëtejshme.

Oleg Deripaska, 53 vjeç e bëri pasurinë e tij në vitet 1990 si një tregtar ndërmjetësues metalesh. Në 1997 ai themeloi grupin industrial Basic Element, një nga më të mëdhenjtë e Rusisë, që e zotëron ende.

Please follow and like us: