Albspirit

Media/News/Publishing

Një i mbijetuar i masakrës së vitit 1988, banor i Ashraf 3, dëshmon në gjykatë në Durrës

Ish i burgosuri politik iranian, Mohammad Zand, dëshmoi të mërkurën në gjyqin e Hamid Noury, i njohur si Abbassi, në Shqipëri. Gjyqi i Noury-t u transferua nga Suedia në Shqipëri për të dëgjuar dëshmitë e 7 anëtarëve të Muxhahedinëve në Ashraf 3, përfshirë Mohammad Zand.
Hamid Noury u arrestua në vitin 2019 për shkak të rolit të tij në masakrën e vitit 1988 të mbi 30,000 të burgosurve politikë. Këta 7 anëtarë të MEK-ut dëshmuan sjelljen kriminale të Noury-t gjatë masakrës në burgun Ghezelhesar.
Në verën e vitit 1988, mbi 30,000 të burgosur politikë, 90% prej tyre anëtarë të MEK-ut, u dënuan me ekzekutim nga të ashtuquajturat “Komisionet e Vdekjes”, bazuar në një fetva të Udhëheqësit Suprem të regjimit të atëhershëm, Ruhollah Khomeini. Presidenti aktual i Teheranit, Ebrahim Raisi, ishte një anëtar kyç i “Komisionit të vdekjes” të Teheranit, i cili kishte për detyrë të identifikonte anëtarët “e palëkundur” të MEK dhe t’i dënonte ata me vdekje. Hamid Noury ishte një nga zyrtarët aktivë në këtë masakër.

Mohammad Zand u arrestua në 1981 dhe kaloi 11 vjet në burg për mbështetjen ndaj MEK. Vëllai i tij, Reza Zand, u ekzekutua gjatë masakrës së vitit 1988.

“Ekzekutimet filluan më 30 korrik 1988. Ata së pari ekzekutuan të burgosurit që u transferuan nga Mashhad, duke përfshirë Jafar Hashemi dhe Dr. Mohsen Ghafour Maghrebi. Këta të burgosur e mbrojtën hapur identitetin e tyre si mbështetës të MEK-ut.” tha z. Zand.

 “Më 30 korrik, ata ekzekutuan ata që refuzuan të jepnin intervista, duke përfshirë Halal Layeghi dhe Mahshid Razaghi. Ky i fundit ishte anëtar i ekipit kombëtar të futbollit të Iranit. Në fund të korrikut erdhi roja dhe mori të burgosurit që ishin nga Karaj. Këta të burgosur ishin: Mehrdad Samadzadeh, Mehrdad Ardebili, Hossein Bahri, Zeinolabedin Afshun, Mohammad Farmani dhe Ali Osati, i cili ishte shoku im i ngushtë”, dëshmoi Zand. Sipas Zand, ata të gjithë u ekzekutuan më vonë.

Z. Zand u dërgua menjëherë në “Komisionin e Vdekjes”. Atje, Hossainali Nayeri, një nga anëtarët e “Komisionit të Vdekjes” e pyeti nëse donte të falej nga Khomeini apo jo? “Dënimi im do të përfundojë së shpejti por pse e ekzekutuat vëllanë tim? Ai do të ishte liruar pas tre vitesh,” përgjigjet Zand. Ai u dërgua në një sallë tjetër. “Aty mund të dëgjoja zërat e Lashgarit, Hamid Abbasit [Noury] dhe Naserianit.”
Zand më vonë u dërgua në izolim dhe kaloi rreth tre muaj atje.
Autoritetet e regjimit u përpoqën të frikësonin babanë e Zandit, e njoftuan të mos mbante asnjë ceremoni dhe e detyruan t’u jepte letrat e identifikimit të Rezës. “Kur ai refuzoi, ata e rrahën dhe organizuan një ekzekutim tallës për të. Por ai tha: ‘Më ekzekutoni. Unë do të bashkohem me djalin tim”.
Njëkohësisht me gjyqin, jashtë gjykatës së rrethit të Durrësit u mblodhën disa të mbijetuar të masakrës së 1988 dhe familje të viktimave. Ata gjithashtu ndanë historitë e tyre me shtypin dhe hodhën dritë mbi krimet e regjimit kundër njerëzimit.

Please follow and like us: