Albspirit

Media/News/Publishing

Ulsi Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar drejtorin e ri të Shërbimit të Provës. Në një postim të bërë publik në rrjetet sociale, Manja bën me dije se në postin e drejtorit të Shërbimit të Provës do të jetë Ervin Hoxha.

Ministri i Drejtësisë thekson faktin se Shërbimi i Provës është një hallkë e rëndësishme e gjithë sistemit të drejtësisë, i cili shërben në rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave të dënuar nga gjykata.

Shërbimi i Provës është një hallkë e rëndësishme e gjithë sistemit të drejtësisë që shërben në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar nga gjykata.

Nuk do të lejoj, dhe e bëra të qartë si kristali sot, që specialistët e këtij shërbimi ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta kafeneve e restoranteve të Shqipërisë duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit

Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët”, shkruan ministri i Drejtësisë.

Please follow and like us: