Thënie motivuese të gjeniut të letërsisë
I lindur me emrin Lev Nikolayevich Tolstoy, në një familje aristokrate të pasur ruse në shtator të vitit 1828, konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Pasi arriti sukses të gjerë me veprat epike, si “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”, braktisi shumë gjëra për t’u fokusura në çështjet shpirtërore. Ndoqi një filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë dhe pacifizmit, me çka frymëzoi mijëra pasues, përfshirë këtu Mahatma Gandhin dhe Martin Luther Kingun.
Thënie inspiruese:
-
Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
-
Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.
-
E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
-
Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
-
Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!
-
Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.
-
Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
-
Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
-
Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
-
Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.
-
Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.
-
A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?
-
Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.
-
Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.
-
Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.
-
Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
-
Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
-
Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.
-
E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.
-
Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.
-
Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.
-
Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim, kështu që nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.
-
Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.
-
Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.
-
Ne humbëm, sepse i thamë vetes sonë se humbëm.
-
Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.
-
Të thuash që një vepër arti është e mirë, por e pakuptueshme për shumicën e njerëzve, është njësoj sikur të thuash se një lloj ushqimi, është shumë i shijshëm, por shumica e njerëzve nuk mund ta hanë atë.
-
Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën ne të dukemi të bukur.
-
Duhet ta kuptosh që, nëse përjeton dhimbje dhe mëson në mënyrë që të marrësh një shpërblim, puna do të duket e vështirë. Por nëse ti e do punën tënde, ti do ta gjesh shpërblim tënd aty.
-
Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.
-
Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.
Fakte intriguese:
1. Kërkonte vazhdimisht vetëpërmirësimin
I inspiruar pjesërisht nga 13 virtytet që Benjamin Franklin kishte në autobiografinë e tij, ai krijoi një listë të pafundme rregullash, në bazë të të cilave aspironte të jetonte. Ndërkohë që disa dukeshin tepër normale dhe për kohën e sotme, kishte dhe raste të luftës së gjatë me demonët e tij personal, siç ishin dëshira e tij për të limituar vizitat në bordello dy herë në muaj dhe vetëqortimet mbi varësinë ndaj kumarit. Ai mbante një ditar për mënyrën se si e kalonte ditën dhe si kishte qëllim ta shpenzonte ditën tjetër. Ai programonte edhe kohën e të dëgjuarit muzikë, si dhe kohën për të luajtur me letra.
2. Gruaja e ndihmoi të përfundonte veprën “Lufta dhe Paqja”
Në vitin 1862, Tolstoy, 34 vjeç, u martua me 18-vjeçaren Sophia Behrs, vajza e një mjeku gjyqësor, vetëm pak javë pasi u takuan. Të njëjtin vit, ai e filloi punën me veprën që mori titullin “Lufta e Paqja”, duke e përfunduar draftin e parë në vitin 1865. Pothuajse menjëherë, vendosi ta rishikonte, e rishikonte, e rishikonte, bashkë me gruan që e shkruante me dorë çdo version. Për shtatë vite me radhë, ajo rishkroi dorëshkrimin e plotë tetëherë, ndërkohë rriti katër fëmijë – nga 13 që pati çifti.
3. Përjashtimi nga Kisha Ortodokse Ruse
Pas publikimit të Ana Kareninës në vitin 1870, Tolstoy me të shkuar aristokratike dhe pasuri në rritje, iu nënshtrua një sërë krizash emocionale dhe shpirtërore që e bënë që ai të humbte disi besimin në parimet e fesë së organizuar, duke e parë atë si të korruptuar dhe në kundërshtim me interpretimin e mësimeve të Jezu Krishtit. Refuzimi i tij për ritualet fetare dhe sulmet e tij mbi rolin e shtetit, bënë që Kisha Ortodokse Ruse ta përjashtonte atë në vitin 1901.
4. Ai e inspiroi një kult dhe Gandhin
Teksa klerikët fetarë të Rusisë dhe liderët mbretërorë shpresonin që të zvogëlonin popullaritetin e Tolstoyit, ai filloi të tërhiqte përkrahës në besimin e tij të ri, që miksonte pacifizmin me anarkizmin kristian dhe përkrahte mënyrën e jetesës morale dhe fizike. Dhjetëra “tolstoianë” u zhvendosën në tokën e autorit për të qenë më pranë liderit të tyre shpirtërore, me mijëra të tjerë që themeluan vendbanime në Rusi e mbarë botën. Ndërsa, shumë komuna nuk e patën të gjatë ekzistencën, disa mbetën operuese edhe në ditët tona. Një nga të inspiruarit më të mëdhenj të Tolstoit ishte Mahatma Gandhi, që themeloi një koloni me emrin e tij në Afrikën e Jugut dhe krijoi një evolucion filozofik atje.
5. Tolstoy dhe bashkëshortja e tij patën një nga martesat më të këqija në historinë e letërsisë
Pavarësisht tërheqjes fillestare të çiftit dhe mbështetjes së gruas për veprat e tij, martesa e Tolstoyt nuk ishte e qetë. Gjërat ndryshuan kur ai e detyronte të shoqen të lexonte ditarët e tij, të mbushura me bëmat e tij seksuale paramartesore. Derisa interesi i Tolstoyt për çështjet shpirtërore rritej, interesi në familjen e tij zbehej duke i lënë gruas në supe barrën e drejtimit të bizneseve të tyre. Në vitin 1910, 82-vjeçari krejtësisht i palumtur ishte mërzitur me çështjet familjare. Ai iku nga shtëpia e familjes në mes të natës me një nga bijat e tij dhe u zhvendos në një tokë të vogël në pronësi të motrës së tij. Pas disa vitesh, në gjendje të rëndë shëndetësore, Tolstoy nuk pranoi të kthehej në shtëpi. Pas sëmundjes së pneumonisë, vdiq më 20 nëntor 1910. /Barbara Maranzani/
Please follow and like us: