Belgjika shkarkon Wilmotsin
Marc Wilmots është shkarkuar nga posti i selektorit të Belgjikës. Skuadra e filloi aventurën në “Euro 2016” si një prej favoritëve për të fituar trofeun.
Por, u eliminua në çerekfinale pas humbjes 2:1 nga Uellsi. Dhe, Wilmots e pagoi dështimin me shkarkim nga posti. “Ne duam t’i falënderohem Marc Wilmotsit për punën e tij gjatë katër viteve të fundit. Me të si trajner, Belgjika është ngjitur nga pozita e 54-të në krye të renditjes së FIFA-së.
Por, Komisioni Teknik i Federatës së Futbollit të Belgjikës ka bërë një vlerësim të paraqitjes në “Euro 2016”, dhe ka konstatuar se objektivi nuk ishte arritur”, thuhet në njoftimin e Federatës së Belgjikës.
Belgjika po ashtu ka sqaruar se menjëherë do të fillojë kërkimi për një selektor të ri që do ta udhëheq ekipin drejt kualifikimit në “Botërorin 2018”.