A e njihni volejbollisten nga Tirana që pajiset me pasaportën e Kosovës?
Po kalon pikën e qejfit në pushime dhe në anën tjetër i mbush bateritë për edicionin e ri. Është e lidhur fortë ngushtë me shtetin e Kosovës, sepse është e martuar në Gjilan me trajnerin e KV Dritës, Lorik Ilazin. Njihet me bukurinë e saj, njihet me sinqeritetin dhe si lojtare mjaft e shkathët në petkun e Dritës. Kjo është volejbollistja Adelajda Prenga, e cila shihet në foto në Dhërmi. Ajo është nga Rrësheni, por familja i jetojnë në Tiranë. “Patjetër që do i bashkohem Dritës edhe këtë vit si lojtare e Kosovës. Para një muaj kam marr pasaportën e Kosovës”, tha Adelajda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Adelajda, ndryshe është shtetase e Kosovës dhe mezi po pret me Dritën të luajë në garat e Champions Leagues dhe në anën tjetër, është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës. Faktikisht është motra më e vogël e volejbollisteve më të mira shqiptare, Arjola e Amarilda Prenga, reprezentuese të Shqipërisë.