Brunilda Spiro: Vetmia…
E mbani mend këtë shoqen time?
Po kaloja përsëri pranë saj dhe bëra sikur nuk e pashë.
Ua, Brunhilda! Pse nuk më përshëndet, po bën sikur nuk më pe?
Ehe, po ti përse më thërret përsëri Brunihlda? Unë të kam thënë që jam shqiptare dhe jo gjermane!
Sikur mos ishe, – ma priti serbes pema dhe nënqeshi.
Pemë raciste! – i thirra unë.
Shëttt… Please… se na dëgjon ai pema juaj i gjatë dhe fut ndonjë patriot tëndin e më pret!
Jo de, shumë e ekzagjeron!
Hë moj se shaka bëra prapë, sepse nuk më r… fare prej atij të gjatit tuaj, tha dhe qeshi me gjithë degët aq shumë, sa gati mbeti pa gjethe.
Po hë Brunhilda, më thuaj çfarë ke që ecën sikur fshihesh dhe bën sikur qesh?
Jam vetëm…
Ua, po unë vetëm kam qenë gjithë jetën!
Prandaj më flet?
Jo de, të flas se më pëlqen!
Pemë hipokrite!
Moj ngadalë ti, se ju shqiptarëve mendja te ankesa ju rri, pale që doni me të gjithë të përputheni!
Mund të të bëj një pyetje? Ua bëj këtë pyetje të gjithëve që kalojnë dhe ndalen të më flasin. Ti nuk më fole sot, por unë të kuptoj, se e pashë që je si e hutuar.
Pa hë, më thuaj çfarë do të më pyesësh, moj pemë e vëmendshme?
Ke pirë bar?
Uau! Po nga të erdhi kjo ide?
E de se ashtu dukesh, sikur kë pirë, po nuk ka gjë të keqe, këtu tek ne është legalizuar, por unë nuk e kam provuar. Po ti?
Shëtttt! As unë nuk e kam provuar, por jo se nuk kam qejf, sepse të të them të vërtetën moj pemë e dashur, kam shumë dëshirë të harroj hallet e mia dhe hallet e botës… por kam frikë.
Hahahaha, – u gajas pema. – Ti ke frikë? Hahahah!
Ua! Po pse u çudite kaq shumë, moj pemë?
Nuk u çudita, u kënaqa.
Shyqyr që një shqiptare, si gjermane, e veshur si ushtare paska frikë! Hahaaaa po ju nuk keni frikë Putinin, pfu pfu, – kthehu sytë majtas dhe djathtas me frikë e pastaj vazhdoi të qeshë me tallje…
Dëgjo moj pemë se nuk jam hiç gjermane unë, po jam 100% shqiptare. Shkoj tani të gjej një sëpatë dhe të të pres për qejfin tim. Se qe ta dish ti ne e kemi qejf zjarrin, sidomos kur e bëjmë bubulak dhe ngrohemi për merak.
E shkreta u tremb vërtet dhe u shkund deri në gjethen e fundit. Ndërsa ikja dëgjoja që belbëzonte, non grata, non grata!
Harrova t’i thosha që jam nga Jugu…
(Marrë nga faqja e autores në facebook).