Albspirit

Media/News/Publishing

Grushti i shtetit, kryeministri turk flet për rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme kryeministri i Turqisë Binali Yildirum i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse pas tentativës së mbrëmshme për grusht shtetit shikohet mundësia e rikthimit të ligjit të dënimit me vdekje për ata që planifikojnë grushte shteti?

Yildirum tha se dënimi me vdekje nuk është në Kushtetutën e Turqisë, por  çdo ndryshim ligjor do të merret parasysh edhe në këtë drejtim. Nga të dhënat zyrtare raportohet se 90 vetë humbën jetën mbrëmjen e kaluar, ndërsa 1154 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet turke akuzojnë për grusht shteti klerikun Fetullah Gylen.

Please follow and like us: