Armeni, persona të armatosur mbajnë peng shefin e policisë
Një person është vrarë dhe të tjerë janë plagosur pas një sulmi nga një grup i armatosur ndaj forcave të policisë në Jerevan.
Mediat vendase njoftojnë se autorët sulmuan ndërtesën e policisë lokale dhe raportohet se po mbajnë peng shefin e policisë, Valery Osipyan.
Në zonën përreth ndërtesës ndodhen forca të shumta policie, të cilët kanë hyrë në bisedimet me grupin e armatosur.
Sulmi mendohet të ketë ndodhur për lirimin e figurës së partisë opozitare armene, Jirair Sefilyan, i cili u arrestua më 20 qershor për komplot për të kapur disa pajisje telekomunikacioni e ndërtesa në Jerevan.
Please follow and like us: