Albspirit

Media/News/Publishing

Konsulli shqiptar në Turqi mbron Erdoganin, sulmon kritikët e tij në Shqipëri

1-32Kur bëhët fjalë për “vëllezërit”, gjykimi, sido që të jetë, është i justifikuar. Dhe “vëllezërit”, presidenti turk Erdogan, po i gjen gjithnjë e më të shumtë në Shqipëri, sa në qeveri aq edhe në zgjatimet e saj në diplomaci.

Konsulli shqiptar në Stamboll, Genti Tare, vëlla i Drejtorit të Agjencisë Kombëtarë të Bregdetit, Auron Tare dhe i ish-fubtollistit Igli Tare, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj analistëve dhe mediave shqiptare që kanë “guxuar” të kritikojnë “vëlla Erdoganin”, siç i drejtohet Rama presidentit të Turqisë, që në vend po akuzohet gjithnjë e më shumë si autokrat.

Genti, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24” tha se, këta media e analistë e kanë keqinformuar dhe shtrembëruar rëndë lajmet për “grushtin e shtetit”.

“Disa analistë në Shqipëri janë krejt injorantë dhe s’ja kanë haberin fare situatës, asgjë nuk kanë parashikuar. Sulmet që i bëhen Presidentit Erdogan janë dokrra. Nuk bëhet fare një analizë e asaj ç’ka bërë dhe pse ai vazhdon të votohet”.

Ashtu si Erdogan, edhe Tare u shpreh se është lëvizja “Gulen” ajo që ka organizuar grushtin e shtetit. Edhe pse diplomat në karrierë, ai duket shumë i përfshirë në politikën e ditës në Shqipëri.

Dhe ka një qëndrim “të tijin”, çuditërisht të ngjashëm me kryeministrin Rama, edhe për kundërshtarët e kryeministrit.

Veçanërisht për Ben Blushin, që ka guxuar “të sulmojë” Erdoganin në parlament, kur i tha Ramës se, kishte lejuar që Erdogan të mbyllte disa shkolla në Tiranë, me pretendimin se janë të lëvizjes “Gulen”.

“Çfarë do të thoshte sot Ben Blushi, ja ku janë provat”. Diplomati shqiptar, për të mbështetur tezën e tij, të ngjashme me atë të Erdoganit, nënvizoi se populli turk iu përgjigj menjëherë thirrjes së presidentit, çka sipas tij tregon se populli ka besim tek ai.

Please follow and like us: