Albspirit

Media/News/Publishing

Komentuesit sulmojnë Ardit Gjebrean për statusin e grushtit të shtetit

ardit-gjebreaaMbrëmjen e djeshme, Turqia u përfshi në një grusht shteti, ku pati edhe viktima.

Njerëz të njohur në fusha të ndryshme kanë shpërndarë postime në rrjetet sociale në lidhje me këtë ngjarje, shkruan Blitz.al.

Ndër këta njerëz ka qenë edhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, i cili ka vendosur të ndajë një shkrim nëpërmjet një fotoje në Instagram.

Prezantuesi ka treguar se miqtë e tij ndodheshin në Turqi dhe se ai i ka pyetur i shqetësuar, por nuk mori përgjigjen që priste pasi ata ishin duke shëtitur të qetë. Ndër të tjera ai thotë: “Ne u mbajmë hallin, ata bëjnë qejf! Përtej së gjithës, sepse meraku kryesor janë familja dhe miqtë e shtrenjtë, më erdhi mirë që gjithçka përfundoi shpejt e me pak viktima, duke pasur parasysh të kaluarën e grushteve te shtetit. Unë besoj te ndryshimet që vijnë me vullnet të shumicës! Keqardhje pafund për te vrarët!”

Kjo ka sjellë shumë replika kundër Arditit. Komentuesit nuk e kanë pëlqyer këtë postim dhe i janë kundërvënë për faktin që ai ka thënë “grusht shteti me pak viktima”. Sipas komentuesve, edhe ai numër nuk quhet aspak i vogël. Por prezantuesi nuk ka hezituar duke komentuar dhe duke u shpjeguar edhe një herë atë që donte të thoshte me këtë foto.

Please follow and like us: