Albspirit

Media/News/Publishing

Menaxhimi i romancës në zyrë

off

Të tërhiqesh ose edhe të përfshihesh në mënyrë romantike me një koleg nuk përbën domosdoshmërisht një problem. Por mënyra se si njerëzit e trajtojnë mund të kthehet në një të tillë. Realiteti është se në vendet e punës kudo njerëzit përfshihen në marrëdhënie personale me kolegët dhe madje edhe shefin e tyre. Disa raste do të çojnë në angazhime jetë-gjata dhe të tjerët do të jenë kalimtarë. Pavarësisht rezultatitt për ciftet në fjalë pasojat për biznesin mund të jene të rëndësishme. Ndër hapat më të rëndësishëm që menaxherët mund të marrin në një situatë të tillë janë:

Paralajmëroni

Mos lejoni që marrëdhëniet personale të ‘shfrytëzojnë’ kohën e kompanisë ose të prishin mjedisin e zyrës. Kërkoni nga personat të jetë të përmbajtur nga flirtet ose grindjet në punë, nga të folurit e tepërt rreth partnerit të tyre dhe shfaqja publike e dashurisë. Kujtoni atyre nëse është e nevojshme që njerëzit e tjerë nuk janë aq të interesuar në marrëdhëniet e tyre sa vetë ata.

Adresoni ndikimin

Tregohuni të vetëdijshëm rreth kohës që njerëzit kalojnë në përgjithësi të angazhuar në bisedat personale. Sigurisht tregohuni fleksibël dhe ofroni një shkallë tolerance, por priteni shkurt dhe me ashpërsi kur shihni se po abuzohet me kohën apo veprimet. Bëni të ditur për personat e përfshirë në romancë kur marrëdhënia e tyre po ndikon tek të tjerët. Inkurajoni personat e prekur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit e përfshirë, por përgatituni të ndërhyni në rast se do jetë e nevojshme.

Kuptoni dhe zbusni rreziqet

Aplikoni politikat që disponon organizata juaj dhe ligjet rreth vendit të punës. Ndërsa nuk ka ligje të veçanta që parandalojnë romancat në zyra, mund të jetë I zbatueshëm legjislacioni ndaj ngacmimit seksual. Ngacmimi seksual është çdo sjellje e padëshiruar ose e padëshirueshme seksuale,  që e bën një person të ndihet i fyer, i poshtëruar apo i frikësuar. Ngacmimi seksual nuk është ndërveprim, flirt apo miqësi, e cila është reciproke ose konsensuale.

Trajnoni dhe bëhuni mentor

Ndërsa kjo nuk është detyra juaj të menaxhoni punët personale të stafit tuaj, kur ju shihni se marrëdhëniet e njerëzve në punë po prekin kredibilitetin dhe karrierën e tyre, është e rëndësishme ta ngrini si cështje. Ndihmoni njerëzit të kuptojnë nëse ata po e vendosin karrierën e tyre në rrezik duke u sjellë në një mënyrë të caktuar. Edukoni, trajnoni, dhe menaxhoni punonjësit për të siguruar që kushdo të sillet me respect, focus dhe integritet.

Please follow and like us: