Albspirit

Media/News/Publishing

Ukraina digjet, zëdhënësja e Putinit e merr në gojë luleshtrydhen…

Zëdhënësja e Vladimir Putin, Maria Zakharova, përveçse për detyrën e saj zyrtare, njihet dhe për fizikun e saj tërheqës, pavarësisht moshës.

Dhe duket se edhe vetë 46-vjeçarja është në dijeni të këtij fakti, teksa shpesh ‘zhvishet’ nga detyra e saj dhe poston foto e video provokuese.

Kështu ka ndodhur dhe këtë herë, me një video ku ajo shfaqet duke ngrënë luleshtrydhe në kopshtin e shtëpisë së saj.

Në videon 3-minutëshe të postuar në kanalin e saj në Telegram, ajo shihet teksa thith një luleshtrydhe në mënyrë tepër seksuale, teksa në sfond dëgjohet kënga e famshme ruse “Kalinka”.

Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa ka marrë dhe shumë pëlqime.

Please follow and like us: