Zana Tako: Përse më pyet me shikim?
Përse më pyet me shikim?
Si të të përgjigjem,
kur fjala mu harrua,
mbetur mbi buzët e tua?
Lodronte,
e prej tyre nuk donte të shkonte…
Shkëputa një gërmë
dhe formova diellin.
Ndrinte atje ku shihje ti.
Nuk e kishe harruar,
pa e lexuar,
fjalinë që dikur kisha formuar,
në bebëzën e vështrimit tënd.
Oh, vështrim,
që më le pa mend…
Please follow and like us: