Shkolla e vjetër e fshatit Qerret, në Kavajë
Mal Berisha
Objekti që po shihni në këtë video-clip është Shkolla e vjetër e fshatit Qerret, në Kavajë. Ajo shkollë është ndërtuar nga Kontesha Elizabeth Herbert, nëna e Mikut më të Madh të shqiptarëve, kolonelit, deputetit dhe diplomatit anglez, Aubrey Herbert. Vetë fshati pat marrë emrin Herbert, por më pas emri u shndërrua në Qerret.
Kjo shkollë, në qendër të saj ka ende klasa të cilat i ka ndërtuar Kontesha Herbert.
Pranë kësaj shkolle është ngritur një shkollë e re. Por pastrimi i mjedisit, mirëmbajtja dhe KTHIMI NË MUZE I ASAJ SHKOLLE të hapur me fondet e Familjes Herbert në vitet ‘20 përbën një nevojë, respekt dhe detyrim ndaj traditës më të mirë të Mardhënieve Shqiptaro – Britanike, sidomos po të kemi parasyshë se sivjet përkujtohet 100 vjetori i vendosjes së këtyre mardhënjeve diplomatike dhe 49 vjetori i ushtrimit miqësor të tyre.
Lënja në këtë mizerabilitet që shihet këtu, nuk është gjë tjetër veçse lënja në rënje të lirë të dëshmive tona historike dhe kulturore dhe vijon politikën e mbrapshtë të zhdukjes së tërë trashëgimisë tonë historike, e në këtë rast edhe atë arsimore.
Fshati HERBERT – Qerret, 15 Korrik.
Please follow and like us: