Erdogan, i pamëshirshëm, nuk ndal arrestimet, në pranga edhe këshilltari i tij ushtarak
Ndërkohë që dje BBC e quajti presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm, kjo po dëshmohet edhe ditën e sotme. Në pranga kanë rënë rreth 6000 persona nga ushtria, gjykatat dhe administrata jo vetem kaq po është burgosur edhe këshilltari kryesor për çështje ushtarake i presidentit turk, Erdogan, Koloneli Ali Yazici është vënë gjithashtu në pranga të policisë turke. Edhe për të ka dyshimetë përfshirjes në grusht shtetin ushtarak. Lajmin e ka bërë të ditur CNN Turk.
Të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht. Mes tyre edhe Ishak Dayioglu dhe ish-gjenerali Akin Ozturk. Mbi 260 persona janë vrarë, qindra të tjerë janë lënduar dhe 6,000 persona janë arrestuar nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitetet ushtarake të së premtes.