Albspirit

Media/News/Publishing

Nazmi Hoxha: Rasti Abazo-viç, koha për të ribërë vetveten

Pas Mark Milanit, vojvoda i famshëm i Malit të Zi me origjinë shqiptare, vjen një tjetër në pushtet, por kësaj radhe si kryeministër, Dritan Abazo-viç, me një emër pagan shqiptar dhe një mbiemër të kombinuar turko-sllav, i cili ky i fundit e mbyll trupin e grenxës me thumb nga pas… Ky djalë i ri me flokë si çufërr të krijon idenë se ka mbi kokë një fole grenxash si ato filmat horror me femrat shtriga flokë kaçurrele që në fakt nuk janë flokë, por një numër gjarpërinjsh të kapërthurur si flokë sa e ngatërron nëse është femër apo mashkull… E bëra këtë hyrje të gjatë metaforike për të dal në rezultatin e këtij lideri malazez me origjinë shqiptare i zgjedhur sa për të gënjyer idealistët shqiptarë se Ballkani gradualisht po drejtohet nga faktori shqiptar, të cilin do ta ëndërronte çdo patriot i ndershëm. Mirëpo politika serbo-sllave ka qenë dhe është aq e djallëzuar prej së holli sa gjithmonë ka predominuar në interes të saj. Kurrë nuk arrita të kuptoj se ne jemi të trashë apo sillemi si të tillë?! Nejse, të dyja një rezultat kanë… Ky Abazo viç e kreu detyrën e tij shumë shpejt, brenda muajsh, shoqëroi priftin serb në Mal të Zi për të dominuar me kishën ortodokse të ritit serb, akordoi pro ‘Ballkanit të hapur’ dhe doli kundër genocidit në Bosnjë nga serbët. Kaq deri tani. Të shohim ndonjë emergjencë tjetër në favor të Serbisë. Me pak fjalë Serbia po realizon planet e tyre të vjetra brenda një kohe të shkurtër të fshehura në “kaçurrelet viç” të Dritanit. Kjo lojë e tyre e vjetër vazhdon të funksionojë edhe sot “të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart tona”, të cilët shpresat e tyre në dominimin e Ballkanit mbetën përherë të hapura. Ndoshta tani Abazin e viçit mund ta largojnë “me nderim” sepse kreu me sukses qëllimet serbe. Historikish shqiptarët kanë kryer detyra të mëdha vendeve fqinje dhe më larg duke marrë poste të rëndësishme drejtuese dhe ne mburremi për këtë, harxhojmë dhe kohë kafeneve duke i përmendur, pa dhënë asnjë kontribut ndaj Shqipërisë, kësaj nëne e mbetur si e mjerë, shpesh duke e quajtur dhe ”lavire” për bijtë e saj të shpërndarë në gjithë botën. A mos duhet të ulim kokën e të rikthehemi shumë duke hyrë më thellë tek vetja për ta ribërë vetveten, pastaj të ngjiten kush të ngjitet me ne?

Please follow and like us: