Albspirit

Media/News/Publishing

Turqisë i kthehet helikopteri, por jo 8 ushtarakët, ata kanë dalë para prokurorëve grekë

 

Black Hawk” helikopteri me të cilin 8 ushtarakë turq u arratisen drejt Greqisë i është kthyer ushtrisë turke, gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë ushtarakët mbështetës të grushtit të shtetit nuk i janë kthyer, ata kanë dalë para prokurorëve në Aleksandropoli me akuzën e hyrjes ilegale në Greqi dhe për vënien në rrezik të marrëdhënies së miqësisë mes dy vendeve.

Avokati përfaqësues i katër prej tyre tha për televizionin grek “Sky TV”, se ushtarët po transportonin të plagosurit nga rrugët në Stambollit, kurpolicia nisi të qëllonte në drejtim të tyre. “Ata nuk e dinin se kishte një grusht shteti dhe nuk donin të përfshiheshin”, tha avokati. Tetë ushtarët turq do të dalin para gjykatës më 18 korrik.

Please follow and like us: