Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Mirënjohje për mikun e vjetër të Kosovës, z. Raphael Faust

Dje, së bashku me Ambasadorin Bardhyl Canaj, patem njё takim shumё emocionues me mikun e vjetër të Kosovës, z. Raphael Faust, konsull nderi i Shqipërisë në Izrael.
Z. Faust, më 6 maj të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, kishte organizuar një koncert për të mbledhur donacione në mbështetje të fëmijëve të Kosovës, në sallën e kulturës në Tel-Aviv, me pjësemarrjen e Orkestrës Simfonike Izraelite Rishon LeZion dhe këngëtarët izraelitë të operas. Në afishin e përgatitur për koncertin në fjalë ishte shfaqur fotografia e një djaloshi të vogël refugjat nga Kosova.
E falënderova përzemërsisht z. Faust për solidarizimin dhe kontributin e tij të çmuar për Kosovën dhe popullin e saj në orët më të errëta të luftës në Kosovë.
Please follow and like us: