Britania mund të dalë zyrtarisht nga BE në 1 janar 2019
Ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare njoftoi sot se përcaktonte 1 janarin 2019 si periudhën më të mundshme për daljen nga Bashkimi Evropian i Britanisë së Madhe, i cili u shpreh se po kryen bisedime me Australinë dhe Kanadanë.
Ky afat kohor nënkupton që qeveria britanike mund të zbatojë deri në fund të vitit nenin 50 të Traktatit të Lizbonës, që mundëson njoftimin zyrtar të vullnetit të vendit për t’u larguar nga BE-ja dhe fillimin e një periudhë dyvjeçare negociatash, raporton ATA. Më 1 janar 2019 është data në të cilën unë po punoj dhe mund të përshpejtohet ky afat nëse do të jetë i nevojshëm”, deklaroi për Sunday Times, ministri Liam Fox, një euroskeptik historik me mision të veçantë forcimin e lidhjeve me shtetet jashtë Bashkimit Evropian.