Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja e lidhur me shimpazenë trondit konspiracionistët belgë

Dashuria për kafshët ndonjëherë i kalon përmasat e zakonshme, dhe bën që disa njerëz t’i konsiderojnë ato si fëmijët e tyre, ose në disa raste dhe partnerë. Ky është dhe rasti i një 38-vjeçareje në Belgjikë, të cilës iu ndalua hyrja në një kopsht zoologjik, pas afrimitetit të tepërt që ajo pati me një shimpanze. Adie Timmermanes do shkonte çdo dot të vizitonte shimpazenë Chita, me të cilin shkëmbente puthje dhe përqafime të ngrohta, dhe duket se kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të parkut, të cilët deklaruan se sjellja e saj nuk ishte normale. Pasi iu ndalua hyrja ajo u shpreh se ai ishte gjithçka që kishte në jetën e saj, dhe ndihej sikur kishte një marrëdhënie dashurie mes të dyve. “Nuk e kuptoj pse duhet të ma merrnin, ai ishte gjithçka kam. Ai më do mua dhe unë e dua atë. Ne kishim një marrëdhënie”-tha ajo për Daily Star. Megjithatë, drejtuesit e kopshtit zoologjik e përshkruan 38-vjeçaren thjesht si një grua të vetmuar, që po përfiton nga kafsha. Ngjarja ka vënë në siklet konspiracionistët vendas që po kërkojnë ndihmë nga ata të nismës “Ballkani i përhapur”.

Please follow and like us: