Albspirit

Media/News/Publishing

Humor – Dështon propozimi i Metës/ Vlautin nuk pranon të mbyllet në një zyrë me 4 burra

Ka dështuar që pa nisur, propozimi i Kryetarit të LSI-së, z.Meta, ku kërkoi që ai, së bashku me Ramën, Bashën, Lu-në dhe zonjën Vlautin të mbylleshin së bashku në një zyrë, derisa të miratonin Reformën në Drejtësi. “Unë kam frikë të mbyllem me katër burra”, mësohet të ketë thënë zonja Vlautin. “Unë edhe kur mbyllem në ashensor me burra, më hypën një ankth që nuk di se si ta shpjegoj”. Zonja Vlautin ka propozuar që takimi pessh, të bëhet në natyrë. Pritet nëse katër burrat do bien dakord me këtë propozim. Edhe nëse do bien dakrod, më parë duhet marrë nga shërbimi sinoptik, parashikimi i motit për ditët në vijim…

Please follow and like us: