Zhduken 42 helikopterë të ushtrisë turke, frikë për një puç të ri
Të paktën 42 helikopterë janë zhdukur nga inventari i ushtrisë turke, duke ngritur shqetësime se mund të ketë edhe një tentim për grusht shtet.
Gazetari i CNN Turk, Serdar Tuncer ka thënë se zhdukja e këtyre helikopterëve ngrit shqetësime të mëdha se puçistët janë duke përgatitur një puç tjetër.
Ndërkaq, arrestimet e puçistëve po vazhdojnë në Turqi, pas puçit të dështuar të së premtes.
Qeveria turke ka thënë se ka nën kontroll të gjitha pjesët e vendit./GazetaExpress/
Please follow and like us: