Monika Stafa: SHAMIA… E MBULUAR, E PAMBULUAR
Nuk lëmë kusur orienti pa trazuar… ne, shqiptarët, që vetëm punëve të Zotit nuk u kemi besuar…
A mund të keni dy minuta kohë ta lexoni këtë tekst?
VICTOR HUGO; JO, NUK PO PLAKEM…
– Po plakesh, – më thanë, – nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.
– Jo, – u përgjigja. – Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.
Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja;
po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore;
po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë;
po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t’i shkruaj;
tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen;
gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë;
kam lënë së idealizuar jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.
Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten;
në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve.
Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë.
Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë;
po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim.
Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi.
Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia.
Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë.
Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.
A po jetoni dhe JU keshtu? Nese jeni vonuar, ka gjithmone kohe per t’u rikthyer…
Please follow and like us: