Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Ardian Elezi: Masakra e Qafë-Valmirit në Mirditë, akt i pastër genocidi komunist

Sot 17 gusht, në përvjetorin e saj të 73-të saj që nga vitit 1949, kujtohet kjo masakër komuniste ndaj familjeve patriotike dhe nacionaliste të Mirditës ku vdiqën, u vranë dhe mes tyre u varën 14 martirë të pafajshëm. Po kështu u dënuan, u burgosën dhe u internuan me qindra dhe mijëra mirditorë e famije të tyre nga banda e kryekriminelëve Hoxha-Shehu për të frikësuar dhe ushtruar terror, për të mbjell gjak e ngjall frikë në Mirditën e panënshtruar patriotike, nacionaliste dhe antikomuniste që kishin refuzuar në kullat e tyre komunizmin si ideologji antishqiptare dhe që ishte në dëm të interesave kombëtare. Në këtë masakër u varën në litar ose u pushkatuan:

1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
3. Dodë Mark Biba-Malaj, varet në litar
4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Është identike si metodë, strategji e teknikë krimi komunist që zë fill dhe me masakrën e  Buzëmadhes në Kukës vite më parë të  kriminelëve komunistë të modelit Peçi &co… me ato të torturave, masakrimeve, përdhunimeve të toger Babës përgjatë fillim viteve të para të komunizmit, si dhe për të vijuar me atë të bombës së stisur të Ambasadës Sovjetike ku më pas u pushkatuan pa kryer asnjë faj 21 burra dhe një grua.

Edhe sot pas 31  vitesh nuk u pa,  dëgjua dhe kërkua asnjë falje dhe nuk u bë asnjë hetim, asnjë fajtor dhe përgjegjës për këtë masaķër genociadiale si dhe për dënimet, burgosjet e internimet e të pafajshmëve e qindra mijrave të përndjekur e burgosurve politikë të Mirditës dhe anëmbanë vendit.

Dënimi i krimeve të komunizmit, i shkaktarëve përgjegjës është çështje e interesit kombëtar që na përket të gjithë për ndërgjegjësim shoqëror dhe jo thjesht e linjës së politikës dhe përdorimit të saj. Kjo e fundit,  politika njëzëri duhet të shpreh vullnetin e qartë e konkret për dënimin dhe distancimin ndaj tyre.

Martirët e Qafë-Valmirit  dhe shoqëria kërkojnë drejtësi dhe vlerësim në kujtim të heroizmit të pamposhtur dhe familjeve të tyre. Zoti i bekoftë!

Please follow and like us: