Ekspertët kalojnë natën e parë pa gjumë
Takimet e eskpertëve të reformës në drejtësi kanë vijuar deri në orën 2 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk ka një përfundim por sipas të dhënave ka patur një progres të dukshëm për arritjen e konsensusit në pikën e diktueshme që lidhet me rolin monitorues apo vendimarrës të vëzhguesve ndërkombëtarë në procesin e vetingut.
Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani dhe Engjell Agaçi janë tre ekspertët përkatësisht të PD, LSI dhe PS nga të cilët pritet një përfundim deri të enjten kur drafti i ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugën për reformë në drejtësi do të votohet në Parlament.
Tre drejtuesit partive kryesore parlamentare u takuan dje por nuk arritën asnjë kompromis vec faktit se ata do të përpiqen për kompromis. Ndryshe nga sa sugjeronte ambasadori amerikan Lu, që ata të mbyllen brenda dhe të mos dalin, tre kryetarët mbyllën brenda tre të tjerë.