‘MES ÇARÇAFËVE’, ME ÝLLKA MUJON DHE ERMIRA HYSAJ, NË SAĹLËN E MUZEUT KOMBËTAR
MES ÇARÇAFËVE ME ÝLLKA MUJON DHE ERMIRA HYSAJ, NË SAĹLËN E MUZEUT KOMBËTAR NGA 19 DERI 23 TETOR.
“Mes çarçafëve” e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, vjen në Tiranë, në sallën e Muzeut Kombëtar, në datat 19, 20, 21, 22, 23 tetor, nën interpretimin brilant të aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj. Ështe dramë e shkruar nga Jordi Mand, e përkthyer nga Artur Lena dhe e inskenuar nga Kiço Londo
Ngjarjet në shfaqje
Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo është diçka e beftë për Terezën, meqë Marion nuk ka kërkuar takim dhe gjithsesi, të gjitha bisedat e mëparshme mbi Aleksin, Tereza i ka pasur me babanë e tij, Kurtis, bashkëshorti i Marion. Marion është krejt në dijeni të lidhjes së tyre dhe kjo gjë e ka indinjuar. Madje më tepër se kaq. Aleks është një fëmijë me nevoja të veçanta, nga ato, që duken si rast serioz i mungesës së aftësisë për t’u përqendruar dhe Marionës nuk i pëlqen të mbetet jashtë qarkut të tij. Ajo padyshim që nuk e pëlqen deklaratën e Terezës, që si mësuesja e Aleksit, ajo shpenzon më tepër kohë me të sesa nëna e tij, e cila është një grua në karrierë, dhe prandaj e kupton më mirë atë. Por gjëja, që nuk i pëlqen fare, është zbulimi, që ka bërë kohët e fundit, i cili del në pah nga disa ndeshje verbale fillestare, nga ku mësojmë, se bashkëshorti i saj dhe Tereza janë të dashuruar. Kjo, plus puna me emaile dhe letra të shkruara, shkon për llogari të kuptimit të titullit.
Please follow and like us: